Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale
POLITIKE

Shpallet i paligjshëm arrestimi i 14 të rinjve, Kalaja: Do kallëzoj penalisht banditët me uniformë të narko policisë

P
Piranjat20 November 2026, 14:52 · 2 min lexim
Shpallet i paligjshëm arrestimi i 14 të rinjve, Kalaja: Do

Avokatja Adriana Kalaja ka publikuar në faqen e saj në facebook lajmin e shpalljes së paligjshëm të arrestimit të 14 të rinjve në protestat e fundit.

‘Zotohem se, për të gjithë banditët me uniformë të narko policisë, që kanë kryer arrestime të paligjshme si dhe ata që kanë ushtruar dhunë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë të ditëve të fundit, kryesisht shefi bandit dhe banditët me dhe pa uniformë të Komisariatit 1, do depozitoj kallëzim penal në ditët në vijim’, shkruan Kalaja në një postim e facebook.

Mesazhi:

Sërish premtim i mbajtur....

Edhe sot, ashtu si në gjithë rastet e protestuesve të arrestuar këto ditë politikisht nga narco policia, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, vleftësoi si të paligjshëm arrestin në flagrancë të 14 të rinjve nga 15 që kishim ushtruar të drejtën e ankimit.

Zotohem se, për të gjithë banditët me uniformë të narko policisë, që kanë kryer arrestime të paligjshme si dhe ata që kanë ushtruar dhunë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë të ditëve të fundit, kryesisht shefi bandit dhe banditët me dhe pa uniformë të Komisariatit 1, do depozitoj kallëzim penal në ditët në vijim.

Ne i pamë dhe i dimë kush janë.

Ndërkohë, jam në pritje të përgjigjes nga Klodian Demo Braho, lidhur me kallëzimet penale, përsa i përket dhunës barbare ndaj protestuesve, datë 14 tetor, 22 tetor dhe atë për përdorimin e gazit lotsjellës, mjeteve, armëve dhe personave të paidentifikuar izraelitë, datë 12 nëntor.

Kjo barbari duhet ndalur me çdo kusht.

Sot.

Nesër është vonë.

Secilit do i shkojë te "dera", nëse nuk i ndalim.

Ndërkohë, unë gjithmonë me dhe në krah të rinisë dhe protestuesve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.