Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para
SHOWBIZ

Calvin Harris thyen rekordin botëror Guinness/ 1.6 milionë njerëz ndoqën performancën në São Paulo

P
Piranjat23 September 2026, 09:22 · 2 min lexim
Calvin Harris thyen rekordin botëror Guinness/ 1.6 milionë njerëz

Calvin Harris ka hyrë zyrtarisht në librin e Rekordeve Botërore Guinness, pasi vendosi rekordin për audiencën më të madhe në një performancë solo të një DJ-je.

Rreth 1.6 milionë njerëz ndoqën performancën e DJ-it skocez më 8 shkurt në São Paulo të Brazilit, duke e kthyer eventin në grumbullimin më të madh të regjistruar ndonjëherë për një DJ.

Harris performoi mbi një platformë lëvizëse karnavalesh, e cila përshkoi bulevardin “Rua da Consolação” në qendër të São Paulo-s. Një nga arteriet kryesore të qytetit u shndërrua kështu në një pistë gjigante kërcimi.

Gjatë setit të tij, Harris interpretoi disa prej hiteve të tij më të njohura, mes tyre “This Is What You Came For”, “One Kiss”, “I Need Your Love” dhe “We Found Love”.

Për t’iu përshtatur atmosferës braziliane, DJ-i zgjodhi të vishte fanellën e kombëtares braziliane të futbollit, me numrin “00” dhe emrin “Calvinho” të stampuar në shpinë.

Rekordet Botërore Guinness konfirmuan zyrtarisht rekordin, bazuar në shifrat e pjesëmarrjes.

“Calvin Harris i ka dedikuar vite të tëra krijimit të muzikës që bashkon njerëzit. Ta shohësh këtë rezultat në një shkallë të tillë është vërtet e jashtëzakonshme. Vlerësohet se 1.6 milionë njerëz morën pjesë në performancën e tij në São Paulo, një arritje e jashtëzakonshme dhe dëshmi e ndikimit global të muzikës së tij”, u shpreh Will Munford, gjyqtar zyrtar i Rekordeve Botërore Guinness.

Në një postim në rrjetet sociale, Calvin Harris e përshkroi momentin si “vërtet të çmendur”, duke shtuar se diçka e tillë “mund të ndodhte vetëm në Brazil”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.