Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi: Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar

P
Piranjat23 September 2026, 22:35 · 2 min lexim
Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi:

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve, pas aludimeve për ndarjen e saj nga Klodi. Lidhur me këtë, Elijona ka folur për herë të parë ku ka konfirmuar për ndarjen nga Klodi. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka falenderuar ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ka theksuar se ndarja nuk e ndryshon respektin që ka për atë që kanë përjetuar së bashku.

Postimi i plotë:

Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë lajmesh apo pyetjesh, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në një lidhje. Siç e dini, shumica prej jush më keni ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit tim. Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar, duke dhuruar respekt, dashuri dhe mirënjohje për secilin prej jush që më ka dhuruar support.

Ndonjëherë, dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua.

Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë do të vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten.

Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi:

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.