Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos...
SHOWBIZ

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

P
Piranjat23 September 2026, 16:14 · 1 min lexim
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në

Aktorja e njohur turke Afra Saraçoğlu është shoqëruar nga forcat e xhandarmërisë në aeroportin e Stambollit, menjëherë pas kthimit të saj nga Franca.

Ndalimi i saj u bë në kuadër të një hetimi të gjerë të nisur nga Kryeprokuroria e Stambollit për përdorim, lehtësim dhe sigurim të lëndëve narkotike, ku janë përfshirë disa persona të njohur të ekranit dhe artit në Turqi. Pas marrjes në pyetje, aktorja do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar testeve përkatëse biologjike (analiza gjakut, urinës dhe flokëve).

Përgjatë këtij hetimi janë shoqëruar gjithsej 15 persona. Mes tyre, emra të njohur si aktorët Aras Bulut İynemli e Melis Sezen, si dhe reperi Sefo, u liruan pas marrjes së mostrave biologjike në Mjekësinë Ligjore.

Ndërkohë, biznesmeni i bizhuterive Sayat Zurnacı dhe producenti muzikor Aytaç Kart u arrestuan me vendim gjykate. Nga ana tjetër, aktorja Nilperi Şahinkaya dhe ish-futbollisti i kombëtares turke Hasan Şaş u lanë të lirë nën masën e kontrollit gjyqësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.