Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos...
SHOWBIZ

“E kritikova për Eurovisionin”, shokon Arta Bajrami: Sa të jetë Elhaida, nuk më pranohet kënga në Festival

P
Piranjat23 September 2026, 18:51 · 2 min lexim
“E kritikova për Eurovisionin”, shokon Arta Bajrami: Sa të

Një rrëfim i papritur i këngëtares Arta Bajrami ka rikthyer në vëmendje një episod të vjetër mes saj dhe Elhaida Danit, teksa ajo ka zbuluar për herë të parë një detaj lidhur me një këngë që kishte dorëzuar për Festivalin e Këngës në RTSH.

E ftuar në emisionin “Artistët Shqiptarë”, Bajrami tregoi se kënga e saj nuk ishte përzgjedhur për festival, duke lënë të kuptohet se pas këtij vendimi mund të ketë ndikuar një hatërmbetje e krijuar vite më parë me Elhaida Danin.

Sipas Artës, gjithçka lidhet me një kritikë që ajo kishte bërë ndaj Danit në kohën kur kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision. Bajrami tha se beson se ajo situatë mund të ketë lënë gjurmë dhe të ketë ndikuar edhe në mospranimin e këngës së saj.

“Nuk më kanë pranuar këngën dhe askush nuk e di këtë gjë, sot po e tregoj te ti. E kam ditur që kur është Elhaida, nuk ia pranon Arta Bajramit këngën”, deklaroi këngëtarja.

Ajo shtoi se, në vlerësimin e saj, kënga ishte mjaft e mirë dhe pikërisht për këtë arsye mospranimi i saj e ka bërë situatën edhe më të veçantë për të.

“Ka mbet një hatërmbetje prej atëherë, sepse këngën e kam pasur shumë të mirë”, u shpreh Bajrami.

Megjithatë, këngëtarja duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga synimi për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës. Ajo zbuloi se ka planifikuar të aplikojë sërish vitin e ardhshëm, duke lënë edhe një tjetër deklaratë pikante nëse Elhaida Dani do të jetë sërish pjesë e procesit.

“Me një këngë timen vitin e ardhshëm e kam plan me shku. Nëse është Elhaida sërish, ndoshta këtu nuk e shikon”, tha Arta Bajrami.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.