“Lutem të jem prezente në jetën e saj”, Anjeza Sanço tregon si ja rrëfeu vajzës 6 vjeçare të vërtetën e birësimit

Birësimi është një nga historitë më të forta të dashurisë dhe familjes, një rrugëtim që nis me dëshirën për t’i dhënë një fëmije jo vetëm një shtëpi, por edhe sigurinë, përkujdesjen dhe dashurinë që meriton. Influencerja Anjeza Sanço, pohoi se vendimi për të birësuar vajzën e saj ka qenë një vendim i mirëmenduar, me dëshirën dhe njohjen e plotë të saj, duke bërë të mundur që, përmes një procesi të gjatë, ajo të arrinte të birësonte një vajzë 13-muajshe.
Anjeza u shpreh se, me anë të këshillës së psikologes, ajo ia ka treguar të vërtetën vajzës, tashmë 6-vjeçare, me hapa të vegjël dhe në formën e një përralle.
“Unë i kam treguar gjithçka. Psikologia jonë na këshilloi që t’ja tregojmë në një formë përralle sipas moshës. Vajzën unë e mësova që në fillim me një histori përralle, që prej lindjes ajo ka vajtur në një shtëpi tjetër, në ‘shtëpinë e zanave’, për të krahasuar ‘Shtëpinë e Foshnjes’.
Më pas i kam thënë që unë me babin të pamë në ëndërr dhe pamë që ne kishim një fëmijë diku. Kërkuam në male dhe kodra dhe arritëm tek ‘shtëpia e zanës’, kur u hap dera ti vrapove drejt nesh… Ne të pamë dhe që në atë moment ne e dinim që ti ishe fëmija ynë.”
Ajo tregoi se, me rritjen e vajzës së saj, historia e “përrallës ka ndryshuar”, duke shtuar elementë më të vërtetë dhe duke u kthyer kështu në një “tregim”.
“Gjithmonë duhet të shtosh elementë derisa ajo të fillojë të rritet. Kur pa shoqen time shtatzënë, në një bisedë ajo e pyeti se çfarë kishte tek barku dhe mori si përgjigje se gjithë fëmijët rriten tek barku i mamit.
Ajo u përgjigj se nuk ishte e vërtetë pasi ajo kishte lindur tek shtëpia e zanave dhe në këtë moment i shpjegova se ‘unë doja shumë një fëmijë por barku im ishte sëmurë dhe unë lutesha përditë që të vinte një fëmijë në barkun tim, po duke qenë se barku im ishte sëmurë, Zoti e dëgjoi lutjen time dhe të çoi në një bark tjetër. Pas lindjes unë dhe babai u bashkuam me ty te shtëpia e zanave’. Pra ndryshon përralla rrugës sipas moshës, por edhe sipas problematikave që lindin rrugës.”
Sanço u përlot teksa rrëfeu se pasiguritë e së ardhmes e mundojnë, teksa mund të njohë nënën e saj biologjike dhe lutet të jetë prezente në jetën e saj.
“Vajza nuk është prona ime, por është një njeri që ekziston në këtë botë. Ajo ka ardhur në këtë botë dhe do iki kur ta ketë ajo kohën e saj. Unë jam shoqëruesja e saj në këtë jetë. E vetmja gjë që unë lutem është që unë të jem prezente në jetën e saj. Dy vitet e kaluara kanë qenë shumë të vështira sepse kam luftuar me sfidën ‘a do jem unë në jetën e saj kur ajo do të përballet me nënën biologjike dhe me problemet që do t’i vijnë nga shoqëria?’”
Ajo pohoi se vendimin e saj për ta bërë publik birësimin e vajzës së saj e mori duke dashur kështu të bëhej një influencere për birësimin.
“Kjo qasje nuk ishte për t’u bërë e famshme, por duke qenë se unë nisa procesin e birësimit, komente që dukeshin si mbështetëse ndaj meje, por realisht, të para pak nga brenda, lëndonin. Sepse nëse do lëndonin mua, do lëndonin komunitetin dhe fëmijën më vonë. Komenti ‘sa mirë do birësosh dhe do bësh fëmijën tënd’, është një koment që duket si mbështetës, por ajo që bën është krijimi i hendekut brenda vetë njeriut se ‘ai fëmijë që unë po birësoj nuk është fëmija im’.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Aktorja turke në Milano Fashion Week/ Hande Erçel vlerësohet nga kritika për veshjen më të rafinuar pas zgjedhjes së fustanit të bardhë...

“Mora fjalë” zhduket nga YouTube, Naim Gjoshi ndërmerr hapin e radhës për këngën ikonike

“E kritikova për Eurovisionin”, shokon Arta Bajrami: Sa të jetë Elhaida, nuk më pranohet kënga në Festival

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

A do hynte në “Big Brother VIP”? Gazetarja: Qaj shumë, kam nevojë për prindërit





