FOTO/Një dasmë si në filma! Damiano David dhe Dove Cameron i thonë “Po” njëri-tjetrit në zemër të Toskanës

Damiano David, ish-frontmeni i Måneskin, dhe këngëtarja e aktorja amerikane Dove Cameron i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime në Toskanë.
Çifti u martua më 24 shtator në Montalcino, në provincën e Sienës, ku zhvilluan ceremoninë civile në pallatin historik të bashkisë. Në ceremoni morën pjesë rreth 30 familjarë dhe miq të afërt.Damiano dhe Dove mbërritën së bashku me një makinë të vjetër Lancia, ndërsa të dy kishin zgjedhur veshje në ngjyrë të bardhë.
Damiano u shfaq me një kostum dopiopet pa kravatë, këmishë të hapur dhe një stoli mëndafshi mbi supe. Ndërsa Dove zgjodhi një kostum të bardhë elegant, me këmishë, kravatë të vogël dhe rrip në bel, duke shmangur fustanin tradicional të nusërisë.Aktorja mbante në duar një buqetë me kalla të bardha, ndërsa ceremonia u zhvillua nën një dekorim të thjeshtë me lule dhe qirinj të bardhë.
Pas ceremonisë, çifti doli nga godina mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të fansave që kishin pritur për orë të tëra për t’i parë. Të pranishmit nisën të thërrisnin “Puthje, puthje”, dhe të sapomartuarit iu përgjigjën duke shkëmbyer një puthje të gjatë para turmës.Damiano David dhe Dove Cameron u takuan për herë të parë në vitin 2022, gjatë MTV Video Music Awards, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në vitin 2023.
Dyshja u shfaq për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në vitin 2024, ndërsa gjatë viteve të fundit kanë preferuar ta mbajnë pjesën më të madhe të jetës private larg vëmendjes së medias. Fejesa e tyre u bë publike në janar të vitit 2026, pasi Dove publikoi fotografi ku shfaqej me unazën e fejesës.
Çifti ka treguar edhe më parë se marrëdhënien e tyre e kanë ndërtuar mbi gjëra të thjeshta të përditshme, si gatimi, pazaret apo kalimi i kohës në shtëpi, pavarësisht jetës së tyre intensive në qendër të vëmendjes.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Pak ditë pas humbjes së të vëllait, modelja e njohur përjeton një tjetër moment ankthi

Përmendi surrogacinë dhe birësimin për tu bërë nënë/ Selena Gomez tregon planet e së ardhmes për të pasur një fëmijë

Çfarë ndodhi në klinikën ku vdiq Giorgos Mazonakis? Dëshmia tronditëse e infermieres: Defibrilatori nuk funksiononte

"Fjeta milioner dhe u zgjova i rrënuar", Roberto Carlos rrëfen dramën financiare: Brenda një dite humba 99% të pasurisë

Benita Zena rrëfehet pas Big Brother: Kam reflektuar, e kam parë që nuk duhet t’i besoj gjithkujt

Egzon Sahiti prek me fjalët për Laurent Krasniqin: Mbetën në gjysmë shumë ëndrra e momente që do t’i jetonim bashkë
Gati 30 vite pas vdekjes, pse një libër për Princeshën Diana po shkakton kaq shumë reagime?

Lady Gaga ua fshehu miqve të saj lajmin e madh?





