SHOWBIZ

Gerta Heta “puç” Desara Karaiskajt për t’i marrë vendin e punës? Artistja-Gjebreas: Di shumë informacion

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2026, 18:49
Gerta Heta “puç” Desara Karaiskajt për t’i

Gerta Heta nuk është një person që i rikthehet dashurive të vjetra, përveç muzikës, por Kënga Magjike e “detyroi të kthejë pak sytë nga e shkuara”.

Në një intervistë “prank” me Ardit Gjebrean për Këngën Magjike 2026, këngëtarja u vu me “shpatulla pas murit” lidhur me zëvendësimin që ajo i bëri gazetares Desara Karaiskaj. Gjebrea e pyeti nëse ajo kishte bërë një lloj “puçi” për t’i zënë vendin Sara Karajiskajt. Heta e mohoi këtë pretendim, duke shpjeguar se, sipas dijenisë së saj, Sara ishte larguar pasi kishte shkuar në Itali, ndërsa më pas roli ishte mbajtur për një periudhë nga Desara, përpara se t’i jepej asaj.

Madje, Gerta theksoi se e ka për zemër Desarën, duke mos lënë vend për interpretime të tjera.

Gjebrea: Je natyrë që i rikthehesh gjithmonë dashurive të vjetra?

Heta: Jo. Dashuritë e vjetra, jo. Në spektrin njerëzor, dashuritë e vjetra ngelin të vjetra, por kënga është tjetër lloj dashurie.

Gjebrea: Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, cila është terapia jote, radio apo muzika?

Heta: Shumë e vështirë është, por muzika. Dëgjoj muzikë.

Gjebrea: Në cilin moment thua për fëmijët e tu që kanë ngjarë nga fisi Heta dhe në cilin moment thua: “E di që keni marrë nga babai juaj”?

Heta: Tani, për sportin kanë marrë nga babai i vet, për muzikën ne e kemi, se unë kam pasur gjyshin trompist, kam pasur xhaxhain që i binte klarinetës, vëllain që kompozon këngë. Kështu që jemi më me muzikën e Hetave.
INTERVISTA “PRANK”

Gjebrea: Nëse më lejon, do të kalojmë në një tjetër nivel të intervistës sonë. Të njohim Gertën jo vetëm artiste, por këto pyetjet e radhës do të jenë për Gertën e vërtetë, përtej ekranit dhe radios. Zëri yt prej vitesh është imazhi i një kompanie prestigjioze telefonike. Është e vërtetë që i bëre puç ndaj Sara Karaiskajt për t’i zënë vendin pas pesë vitesh?

Heta: Në asnjë mënyrë, jo. Sara iku, se iku në Itali, u fejua më duket dhe e la. Kështu të paktën e di unë. Por, një vit e ka bërë Desara dhe pastaj më morën mua. Është e vërtetë. Di shumë informacion.

Gjebrea: Jo vetëm kaq, bëhu gati.

Heta: Unë Desarën e kam xhan.

Gjebrea: M’i kanë dhënë. Si ishte ajo puna e 10 mijë eurove që të ofroi Top Albania Radio për t’u rikthyer sërish? Do ta tradhtosh Klan Radion?

Heta: Kjo është për ta përgënjeshtruar… Nuk është e vërtetë. Të ka ardhur informacioni gabim. 10 mijë euro?

Gjebrea: 10 mijë euro tani. Tak-tak, e pastaj një rrogë super. Lë Klanin dhe hajde.

Heta: Nuk është e vërtetë.

Gjebrea: Nuk është e vërtetë as kjo, okej. Për cilin motiv mamaja jote nuk ishte dakord për martesën me bashkëshortin tënd?

Heta: Me thënë të drejtën, ishte dakord. E di pse? Sepse unë isha 34 vjeç e duhej të kapja trenin e fundit.
Kujtojmë se Gerta Heta vjen në Kënga Magjike 2026 me këngën “Prapë Ty”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje