Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite
SHOWBIZ

Vdekja e Mazonakis, analizat zbulojnë dy substanca qetësuese

P
Piranjat13 October 2026, 14:44 · 2 min lexim
Vdekja e Mazonakis, analizat zbulojnë dy substanca qetësuese

Rezultatet e para të analizave toksikologjike në çështjen e vdekjes së Mazonakis kanë identifikuar praninë e propofolit dhe midazolamit, dy substanca që përdoren për anestezi dhe qetësim. Sipas raportimeve të mediave greke, mjeku i akuzuar i kishte kërkuar këto dy substanca përmes Inteligjencës Artificiale. Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat ato janë administruar.

Dyshohet se këngëtari ishte sedatuar në një klinikë në Kolonaki, përpara se t’i nënshtrohej një procedure plazmafereze, një trajtim që konsiston në filtrimin e plazmës së gjakut. Gjetjet fillestare të analizave toksikologjike pritet të shqyrtohen në kuadër të hetimit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Prania e këtyre substancave, në vetvete, nuk përcakton shkakun e vdekjes.

 Ndërkaq, kasaforta e sekuestruar nga autoritetet në shtëpinë e këngëtarit Giorgos Mazonakis në Voula rezultoi përfundimisht bosh. Kasaforta ishte marrë nga banesa pas vdekjes së këngëtarit në zyrën e mjekut në rrugën Karneadou, në Kolonaki, dhe ishte bërë objekt diskutimesh lidhur me përmbajtjen e saj.

Avokati i Mazonakis deklaroi se kishte konsideruar procedurën si të panevojshme, por se nuk kishte kundërshtuar verifikimin e kasafortës, me qëllim që t’i jepej fund spekulimeve për atë që mund të ndodhej brenda saj. 

“E kisha thënë se ishte një akt procedural i panevojshëm, por pavarësisht kësaj, nuk ishim kundër procedurës që po kryhej për t’i dhënë fund gjithë kësaj parafilologjie që ishte zhvilluar në lidhje me atë që përmbante. U konfirmua se ishte absolutisht bosh”, u shpreh avokati. Kështu, pas kontrollit të autoriteteve, rezultoi se në kasafortë nuk kishte asnjë send apo dokument.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.