Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

Icardit i hiqet patenta deri në 2099, do drejtojë sërish makinën në moshën 105 vjeçare

P
Piranjat24 September 2026, 18:51 · 2 min lexim
Icardit i hiqet patenta deri në 2099, do drejtojë sërish

Video e xhiruar në makinë bashkë me partneren e tij Eugenia ‘China’ Suarez, i ka kushtuar shumë shtrenjtë Mauro Icardit, i cili, sipas asaj që publikojnë disa media amerikanolatine, nuk do të mund të drejtojë makinën në rrugët publike të Argjentinës deri në vitin 2099.

Një heqje patente për një periudhë rekord që erdhi pasi Ministria argjentinase e Transportit zbuloi se ish sulmuesi i kombëtares Albiceleste që tashmë është pa skuadër, nuk kishte në zotërim një patentë të vlefshme në vendin e tij. Në këtë mënyrë, Icardi, tashmë 33 vjeçar do të mund të kthehet të drejtojë një automjet vetëm në moshën…105 vjeçare.

Çështja u krijua nga një video e publikuar nga vetë Icardi në rrjetet sociale ku ai shfaqet në makinë së bashku me partneren e tij që ishte në vendin e pasagjerit pa vendosur rripin e sigurisë dhe me trupin të nxjerrë jashtë dritares së makinës. Video u bë menjëherë virale dhe tërhoqi vëmendjen e autoriteteve argjentinase që pasi bënë disa verifikime konstatuan se Icardi nuk kishte patentë të vlefshme për të drejtuar makinë për në Argjentinë. Dhe si pasojë, iu hoq e drejta të drejtojë automjete në rrugët publike deri në 2099, një sanksion që konsiderohet nga të gjithë një rekord.

Pas rastit të videos, ish sulmuesi i Interit dhe Galatasaray iu përgjigj me tërbim një komunikate të entit duke pohuar se ishte në zotërim të një patente italiane që skadonte në vitin 2029 duke akuzuar funksionarët se orkestruan këtë lëvizje mediatike për ‘një minutë thashethemesh’ në vijim të ndarjes komplekse të tij nga Ëanda Nara.

‘Shikoni të sistemoni rrugët për të siguruar një qarkullim rrugor më të mirë, në vend që të merreni me postime në rrjetet sociale, boll gënjyet dhe futjuni punës-ishte shprehur Mauro Icardi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.