Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
SHOWBIZ

“Ju të showbiz-it keni hapur këmbët për…”/ Zhaku komenton videot intime të personazheve publikë

P
Piranjat 1 October 2026, 16:13 · 3 min lexim
“Ju të showbiz-it keni hapur këmbët

Artistja Inida Gjata, e njohur me emrin Zhaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi videot intime të personazheve publikë që po qarkullojnë prej disa ditësh në rrjet.

Ajo u shpreh se është e padrejtë që t’u bëhet një gjyq publik dy zonjave apo më shumë të përfshira.

“Po dalin çdo ditë e më shumë. Unë jam gjithmonë në krahun e tyre se ato janë filmuar padrejtësisht. Nuk jemi askush, nuk jemi Zoti, të gjykojmë nëse është morale apo amorale të kryhet një akt më shumë se dy veta. Është një gjë private.

Po shoh një histeri kolektive që s’më pëlqen.

Është e padrejtë të filmohesh në momente intime, pa dijeninë tënde. Është e padrejtë që të shpërndahen këto video për publikun e gjerë. Këto zonja janë viktima të bullizmit tani, të dëmtimit të karrierës, të imazhit që kanë krijuar me punën e tyre. Janë bërë tabelë qitje për sharje, fyerje dhe gjykime”, u shpreh Zhaku.

Artistja vijoi duke thënë se pas reagimit të saj në rrjetet sociale për videot në fjalë, asaj i kanë komentuar duke i thënë se ‘të showbiz-it kështu i arrijnë gjërat, duke hapur këmbët’.

Sipas saj, këto komente janë një ofendim shumë i madh sepse i ‘fut të gjithë në një thes’. Ajo vijoi duke thënë se njeh shumë njerëz të suksesshëm që nuk u është dashur aspak të bëjnë gjëra të tilla për të arritur aty ku janë.

“Ma kanë bërë mua shpesh këtë. Pas reagimit të djeshëm më kanë komentuar dhe mua, duke thënë se kështu i arrini ju të showbiz-it gjërat, duke hapur këmbë. Tani më fal, ky është një ofendim shumë i madh. Të na fusin të gjithë ne në një thes, e përgjithësojnë, tani jemi të gjitha ashtu, duke bërë gjëra pa punë dhe pa përpjekje. Por në fakt është e kundërta, mund të them me gojën plot që për njerëzit e suksesshëm nuk është dashur që të bëjnë të tilla gjëra. Ata që janë në media e kanë arritur me punë”, tha Zhaku.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.