“Krejt çka dua prej jetës…”/ Lotina emocionon Mozzikun në 31-vjetorin e tij

Mozzik ka mbërritur në ditëlindjen e tij të 31-të në një moment krejt të veçantë të jetës. Këtë vit, urimet dhe torta e ditëlindjes kanë ardhur në një atmosferë më intime, me partneren e tij Lotinën pranë dhe me një tjetër arsye të madhe për të festuar.
Në videot e publikuara nga çifti, reperi shfaqet duke fikur qirinjtë e tortës, ku numri 31 është vendosur në qendër. Por vëmendjen e merr edhe një tjetër detaj: barku i rrumbullakosur i Lotinës, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Edhe Lotina ka zgjedhur ta bëjë publike ditën e veçantë të partnerit, duke ndarë disa fotografi dhe momente nga festimi. Krahas një prej fotove të tyre, ajo ka shkruar: “Krejt çka dua prej jetës, për gjithë jetën”, ndërsa me një tjetër dedikim ka sjellë edhe pak humor në urimin për të: “Vdes për ty… dhe për nervat e tua”.
Fëmija që po presin do të jetë djalë dhe do të jetë i pari për çiftin. Për Mozzikun, megjithatë, ky do të jetë fëmija i dytë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të rëndësishme për të.
Kështu, 31-vjetori e ka gjetur reperin larg zhurmës së një feste të madhe, por në shoqërinë e personit të zemrës dhe në prag të një ndryshimi të madh në jetën e tij.


Lexo edhe
SHOWBIZ
Brikena dhe Mateo zgjerojnë familjen, ja kush është anëtari më i ri

Arrestimi i Jozit, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin

Anok Yai, nga vajza e tallur në shkollë te një prej modeleve më të kërkuara në botë

Vdekja e Mazonakis hap “kutinë e pandorës”, kimioterapi pa licencë në klinikën e Selanikut, hetimet zbulojnë problematikat në spital...

“Burrat shqiptarë vërtiten nga garazhi tek lavazhi”, Kreshnik Spahiu: Kruajnë barkun gjithë ditën





