“Burrat shqiptarë vërtiten nga garazhi tek lavazhi”, Kreshnik Spahiu: Kruajnë barkun gjithë ditën

Kreshnik Spahiu ka bërë një rrëfim të pazakontë në Grida Duma Podcast, ku ka folur hapur për ndryshimet që ka kaluar gjatë jetës, marrëdhënien e tij me pushtetin dhe perceptimin që ka për modelin e burrit shqiptar.
Duke reflektuar për transformimet personale, Spahiu shprehet: “Kam ndryshuar i gjithi”. Në bisedë ai ndalet edhe te ndikimi që mund të ketë pushteti tek një njeri, duke ngritur pyetjen: “Çfarë i bën pushteti një burri?”. Sipas tij, pushteti nuk duhet parë thjesht si një pozitë apo privilegj, por edhe si një provë që tregon karakterin dhe anët e vërteta të një personi.
Por pjesa më e fortë e rrëfimit vjen kur Spahiu flet për mënyrën se si e sheh një pjesë të burrave shqiptarë. Ai nuk i kursen aspak kritikat.
“Burrat shqiptarë në shumicë janë injorantë dhe mediokër. Rrugët e Shqipërisë plot me halabakë. Vishen si arabë, janë dembelë. S’dinë të qethen, turinjtë varur gjithë kohës”, deklaron ai.
Spahiu vijon me një tjetër shembull ironik për mënyrën e jetesës që, sipas tij, karakterizon një pjesë të kësaj shoqërie. “Jeta e një burri shqiptar vërtitet nga lavazhi te garazhi. Po si mor milioner, ngre kanatieren dhe kruan barkun?”, shprehet ai.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Kriza kishte nisur që në gusht, dalin detaje të reja për ndarjen e Klodit dhe Elijonës

VIDEO/ Hati reagon pas raportimeve për Ergys Agasin: Na keni lodhur trutë, ku i keni provat?

“Unë se kam ditë që jam kanë djalë”/ Erina, transgjinorja nga Prishtina flet për herë të parë si u transformua nga mashkull në femër...

“Ishte një fuqi më e lartë që më shpëtoi”/ Stephen Graham rrëfen për periudhën më të vështirë të jetës

12 vite martesë me Amal, George Clooney zbulon ‘sekretin’

Komediani turk dënohet me 19 muaj burg për fyerje ndaj Erdoganit, përdori termin 'diktator' në një shfaqje humoristike

A do të lidhej me ndonjë banor brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”? Amber: Më mirë t’i nxjerr vetë të palarat

“Nuk po e besoja çfarë po dëgjoja!”/ "Hyrrem" përballet me një situatë të pazakontë në hotel




