Ndahet nga jeta Luca Turi, fotoreporteri që dokumentoi eksodin e shqiptarëve me anijen “Vlora” në 1991

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin përmes fotografive të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së qytetit të Barit dhe Pulias gjatë pesë dekadave të karrierës së tij.
Mes pamjeve më të fuqishme të realizuara prej tij janë fotografitë e 8 gushtit 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një nga episodet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.
Fotografitë e Turi-t dëshmojnë përmasat e jashtëzakonshme të atij momenti historik, duke fiksuar mijëra shqiptarë të mbledhur në port dhe në anijen Vlora, pamje që u bënë ndër imazhet më të njohura të eksodit të vitit 1991.
Luca Turi ka punuar edhe si fotoreporter i ANSA-s, duke dokumentuar për dekada zhvillimet dhe jetën e Barit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga ANSA, e cila e ka cilësuar atë një fotograf të madh dhe dëshmitar autentik të historisë së afërt të Barit dhe Pulias.

Kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, e ka vlerësuar Turi-n si një figurë të rëndësishme për komunitetin, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta qyteti humb një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së tij të kohëve të fundit.
Fotografitë e Vlorës dhe të mijëra shqiptarëve që mbërritën në Bari më 8 gusht 1991 mbeten një dëshmi vizuale e një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së emigracionit shqiptar.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Gisele Bündchen i dha fund martesës me Tom Brady-n me vetëm tri fjalë

Rilind Alimani rrëfen për herë të parë ndarjen nga Erdorisa: Kishim plane për martesë

“Babai u godit nga skleroza”/ Fatos Qerimaj në lot, rrëfen vitet e fundit të mjeshtrit të violinës

Rrëfehet Adelina Ismaili. Nga kërcënimet dhe sulmet fizike te Shqipëria që e shpëtoi

“Nuk mësohesh kurrë me këtë humbje”/ Odeta Gjevori rrëfen dhimbjen pas humbjes së bashkëshortit





