Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
SHOWBIZ

“Nuk po e besoja çfarë po dëgjoja!”/ "Hyrrem" përballet me një situatë të pazakontë në hotel

P
Piranjat28 September 2026, 15:30 · 2 min lexim
“Nuk po e besoja çfarë po dëgjoja!”/

Një moment i papritur dhe mjaft argëtues i ka ndodhur Meryem Uzerlit gjatë qëndrimit në një hotel në Ortaköy të Turqisë. Aktorja po qëndronte në dhomën e saj kur papritur dëgjoi disa zëra që vinin nga dhoma ngjitur. Në fillim mund të dukej si një situatë krejt e zakonshme… por shumë shpejt Uzerli kuptoi diçka që e bëri të kthehej pas në kohë.

Nga dhoma tjetër po dëgjohej pikërisht “Sulejmani i Madhërishëm”, seriali ikonik që e bëri atë të famshme në mbarë botën në rolin e Sulltaneshës Hyrrem. Meryem nuk mundi ta linte pa e regjistruar momentin. Ajo ndezi kamerën e telefonit dhe tregoi me humor se çfarë po ndodhte në dhomën pranë saj. Por surpriza nuk mbaroi aty!

Pas pak çastesh, aktorja mori një vendim spontan. Shkoi drejt derës së dhomës dhe trokiti! Kur dera u hap, Meryem u prezantua dhe u tregoi se kishte dëgjuar se po shihnin “Sulejmani i Madhërishëm”. Personi që ndodhej brenda mbeti i befasuar kur kuptoi se përballë kishte pikërisht Hyrremin e vërtetë.

Një takim i tillë, sigurisht, nuk ndodh çdo ditë! Meryem Uzerli e regjistroi të gjithë momentin dhe më pas e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Videoja tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta.

"Sulejmani i Madhërishëm" i transmetuar gjatë viteve 2011–2014, e shndërroi Uzerlin në një emër të njohur ndërkombëtarisht.

Dhe duket se, edhe pas kaq vitesh, Hyrrem Sulltani ende di të shfaqet aty ku askush nuk e pret…madje edhe në dhomën ngjitur të hotelit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.