Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

“Të lutem Zot…”, Ronela Hajati habit ndjekësit me story-n misterioz

P
Piranjat23 September 2026, 22:59 · 3 min lexim
“Të lutem Zot…”, Ronela Hajati habit ndjekësit me

Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të pazakontë në Instagram, përmes të cilit ka bërë një deklaratë shumë personale.

Në një Instagram Story, këngëtarja shkruan se dëshira e vetme për të cilën është lutur gjatë këtij viti ka qenë të gjejë paqe dhe qetësi, duke lënë të kuptohet se periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për të. Ronela shprehet se ka qenë besnike, e përkushtuar dhe e sinqertë, ndërsa thotë se ka dhënë gjithçka nga vetja për të pasur një jetë të mirë. 

“E vetmja gjë që dëshiroj dhe për të cilën jam lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë. Kam qenë besnike deri në palcë, e përkushtuar, kam dashur me gjithë shpirt, trup dhe mendje, kam qenë e ndershme dhe shpresëplotë, kam pritur me aq durim, kam punuar aq shumë edhe në ditët që mendoja se nuk do t’ia dilja, për të pasur një jetë të mirë, kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat, mendimet e tepërta dhe gjykimi i vetes…”, shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, Ronela i drejtohet Zotit me një lutje për t’i rikthyer lumturinë dhe për t’i dhënë fund trishtimit.

“Të lutem Zot, më kthe lumturinë time. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time.”

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyen që e ka shtyrë të ndajë këtë mesazh. Për këtë arsye, nuk është e qartë nëse fjalët e saj lidhen me jetën personale, atë profesionale apo me një periudhë më të vështirë emocionale në përgjithësi.

Postimi ka tërhequr vëmendjen pikërisht për rrëimin e ndjerë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ronela do të flasë më shumë për atë që po përjeton.

“Të lutem Zot…”, Ronela Hajati habit ndjekësit me

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.