Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron akuza të reja për Vlora Hysenin, nën hetim transfertat e kompanisë të lidhura me vëllanë... Rama heq dorë nga ftesat për dialog me studentët që protestojnë Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot
SHOWBIZ

Robert Berisha për rikthimet e Adelina dhe Genta Ismajlit: Më mirë të mbesin me ato hite që i kanë

P
Piranjat24 September 2026, 19:52 · 2 min lexim
Robert Berisha për rikthimet e Adelina dhe Genta Ismajlit: Më

Këngëtari Robert Berisha ka komentuar karrierën dhe mundësinë e rikthimit në skenë të disa prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, gjatë një interviste në emisionin “Lens” në ATV.

I pyetur për periudhën e artë të muzikës shqiptare dhe për këngëtaret Genta Ismajli dhe Adelina Ismajli, me të cilat ka ndarë skenën ndër vite, Berisha foli për vështirësitë që mund të sjellë një pauzë e gjatë nga muzika.

Duke iu referuar konkretisht Genta Ismajlit, e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë larg skenës, Berisha tha se ajo mund të rikthehej, por sipas tij, një shkëputje e gjatë mund të ndikojë në mënyrën se si pritet rikthimi i një artisti.

“Më mirë është me nejt me ato hitet që kanë qenë”, u shpreh Berisha, duke iu referuar këngëve të njohura të artistes ndër vite.

Ai përmendi edhe Adelina Ismajlin, duke theksuar se të dyja këngëtaret kanë lënë pas një repertor të rëndësishëm në muzikën shqiptare.

Sipas Berishës, artistët që bëjnë pauza të gjata duhet të tregohen të kujdesshëm me mënyrën e rikthimit, pasi ndërkohë tregu muzikor dhe preferencat e publikut ndryshojnë.

“Masi ke bërë pauza, këta që s’bëjnë pauzë, këta ndonjëherë që qesin këngë, të mbajnë”, tha ai.

Berisha foli edhe për një tjetër tendencë që, sipas tij, është bërë e zakonshme në skenën muzikore shqiptare: përshtatja e projekteve muzikore me dasmat dhe eventet private.

Ai tha se disa këngëtarë po krijojnë këngë të dedikuara për nusëri dhe dasma, me synimin që ato të përdoren gjatë këtyre organizimeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.