Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para
SHOWBIZ

Tom Cruise sfidon AI-n në Hollywood: Kreativiteti njerëzor nuk zëvendësohet

P
Piranjat23 September 2026, 09:29 · 4 min lexim
Tom Cruise sfidon AI-n në Hollywood: Kreativiteti njerëzor nuk

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në Hollywood, Tom Cruise zgjodhi të flasë për atë që, sipas tij, teknologjia nuk mund ta zëvendësojë kurrë: njeriun dhe krijimtarinë njerëzore.

Aktori 64-vjeçar foli për ndikimin e AI-së në industrinë e filmit gjatë eventit BAFTA “Life in Pictures”në Londër, ku iu kërkua të ndante mendimin e tij për të ardhmen e kinemasë në epokën e inteligjencës artificiale. Përgjigjja e tij u kthye në një deklaratë të fuqishme në mbrojtje të punës njerëzore.

Nuk ka asgjë si njeriu-tha Cruise në nisje të një fjalimi spontan që zgjati rreth gjashtë minuta dhe që u prit me duartrokitje nga publiku.

Cruise nuk e mohoi se inteligjenca artificiale do të bëhet pjesë gjithnjë e më e madhe e industrisë. Përkundrazi, ai pranoi se ndryshimi është i pashmangshëm.

E di, është duke ardhur, dhe do të ndodhë.-deklaroi ai, duke nënvizuar se përtej teknologjisë, publiku ende kërkon diçka autentike në ekran.

Për aktorin, çështja nuk është thjesht nëse AI do të përdoret apo jo në prodhimin e filmave. Ai argumentoi se industria duhet të vazhdojë t’u japë hapësirë krijuesve, teknikëve dhe profesionistëve që ndërtojnë një film përmes viteve të eksperiencës dhe punës së tyre.

Kreativët duket të vazhdojnë të krijojnë-tha Cruise, duke e kthyer mesazhin e tij në një thirrje për krijuesit që të mos tërhiqen përballë teknologjisë.

Cruise e lidhi këtë diskutim edhe me një tjetër temë për të cilën ka folur shpesh: përvojën e shikimit të filmave në kinema.

Ai tha se nuk ka asgjë kundër platformave streaming, por sipas tij, shikimi i një filmi në sallë është “një formë ndryshe arti” një eksperiencë ndryshe, ku njerëzit mblidhen së bashku dhe e përjetojnë filmin në të njëjtin moment.

Njerëzit e duan atë eksperiencë. Ata shkojnë në kinema. Unë gjithmonë besoj një njerëzimin-u shpreh ai.

Deklaratat e Cruise janë veçanërisht interesante duke pasur parasysh se ai është një prej aktorëve të Hollywood-it më të lidhur me përdorimin e efekteve praktike dhe realizimin e skenave reale. Në serinë “Mission: Impossible”, ai është bërë i njohur për realizimin personal të shumë prej skenave të rrezikshme, ndërsa filmat kanë përdorur gjithashtu teknologji të avancuara.

Madje, në dy filmat e fundit të “Mission: Impossible”, inteligjenca artificiale ishte pjesë qendrore e vetë historisë, përmes personazhit të quajtur The Entity. Kjo e bën qëndrimin e Cruise edhe më interesant: ai nuk po pretendon se teknologjia mund të shmanget, por se ajo nuk duhet të largojë njeriun nga qendra e procesit krijues.

Gjatë eventit në BAFTA, Cruise foli edhe për filmin e tij të ardhshëm, “Digger”, me regji të Alejandro González Iñárritu. Filmi, në të cilin ai luan personazhin Digger Rockwell, do të shfaqet në kinema më 2 tetor 2026.

Për këtë rol, aktori ka kaluar edhe një transformim të rëndësishëm fizik, duke përdorur kostum special dhe proteza. Ai ka treguar se procesi i grimit fillimisht zgjaste rreth gjashtë orë, përpara se ekipi ta shkurtonte ndjeshëm kohën përmes praktikës dhe përgatitjes.

Në fund, mesazhi i Cruise ishte i qartë: teknologjia mund të ndryshojë mënyrën se si bëhen filmat, por ai beson se emocioni, krijimtaria dhe përvoja njerëzore mbeten thelbi i kinemasë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, sipas tij, pavarësisht se sa e avancuar bëhet AI, njerëzit do të vazhdojnë të kërkojnë një gjë shumë të thjeshtë: “të shohin gjëra reale”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.