AKTUALITET

Shpërthimi që i mori jetën familjes shqiptare, gjykata merr vendim për ‘bandën e bakrit’. Letra për drejtësinë 

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 19:12
Shpërthimi që i mori jetën familjes shqiptare, gjykata merr

Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të hënën, me vendim të përbashkët të hetuesit dhe prokurorit. Bëhet fjalë për dy shtetas grekë, 37 dhe 55 vjeç, si dhe një 34-vjeçar shqiptar.

Tre të dyshuarit ishin arrestuar me urdhër të autoriteteve gjyqësore, pasi ndaj tyre rëndojnë tri akuza për vepra penale të rënda dhe një akuzë për kundërvajtje penale.

Sipas informacioneve, të akuzuarit kanë pranuar se kanë qenë në ndërtesën që u shemb, por mohojnë të kenë lidhje me shpërthimin.

Gjatë shoqërimit të tyre drejt zyrës së hetuesisë, njëri prej të dyshuarve, 55-vjeçari me nofkën “Bubu”, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke thënë: “Jam i shkatërruar shpirtërisht, nuk kam faj për shpërthimin”. Një tjetër i akuzuar kërkoi falje, ndërsa i treti nuk pranoi të prononcohej.

Pranuan vjedhjen e tubave të bakrit, por mohojnë përgjegjësinë për shpërthimin

Sipas hetimeve, të tre të akuzuarit kanë pranuar se disa orë përpara tragjedisë kishin shkuar në zonën e Plakës dhe kishin hyrë me forcë në ndërtesën neoklasike, me qëllim vjedhjen e tubave prej bakri të instalimit të gazit natyror.

Megjithatë, përpara hetuesit ata dyshohet se janë përpjekur të shkëpusin vjedhjen nga pasojat tragjike që ajo solli, duke pretenduar se nuk mund ta parashikonin një përfundim kaq katastrofik.

Për tre të dyshuarit janë ngritur këto akuza:

Shkaktim i qëllimshëm i një zjarri, nga i cili u rrezikua jeta e njerëzve dhe që solli vdekjen e personave të tjerë, në bashkëpunim.
Shkaktim i një shpërthimi që rrezikoi jetën e njerëzve dhe solli vdekjen e personave të tjerë, me dashje dhe në bashkëpunim.
Vrasje të shumëfishta me dashje eventuale, në bashkëpunim.
Shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore ndaj disa personave, në bashkëpunim.
Të tre janë marrë në pyetje me avokatë mbrojtës të caktuar nga hetuesi.

Shpërthimi u mori jetën katër turistëve shqiptaro-amerikanë dhe çiftit grek

Nga shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë e ndërprerësit elektrik dhe çoi në shembjen e ndërtesës, humbën jetën katër turistë të rinj amerikanë tre prej të cilëve me origjinë shqiptare, të ndarë në dy çifte. Mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë.

Gjithashtu, nën rrënoja humbën jetën një grua greke dhe bashkëshorti i saj britanik, të cilët banonin në një apartament të ndërtesës neoklasike.

Familjarët e viktimave amerikane janë deklaruar palë në procesin penal, në mbështetje të akuzës.

Familjet amerikane: Hetimi të mos kufizohet vetëm te tre të arrestuarit

Familjet e viktimave amerikane Hoxha, Cani, Kirkpatrick dhe Nelson, përmes avokatit të tyre, Georgios A. Karapanos, e kanë cilësuar vendimin për lënien në burg të tre të dyshuarve si një “zhvillim të rëndësishëm në rrugën drejt drejtësisë”.

Megjithatë, ato kërkojnë që hetimet të zgjerohen dhe të mos përqendrohen vetëm te veprimet e tre personave të arrestuar. Sipas tyre, duhet të shqyrtohen në mënyrë të plotë edhe rrethanat që lejuan që rrjedhja e gazit natyror të përfundonte në një shpërthim katastrofik.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, familjarët shprehen:

“Familjet tona mbeten të tronditura dhe të shkatërruara nga humbja tragjike e fëmijëve tanë të dashur, Ian, Florida, Florin dhe Eris, si dhe e vogëlushes së palindur Bora.

Jetët tona ndryshuan përgjithmonë atë ditë. Humbëm njerëzit tanë të dashur, ëndrrat e tyre dhe të ardhmen që do të ndanim së bashku. Është një humbje që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe një dhimbje që do të na shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Vendimi i sotëm për lënien në burg të tre të akuzuarve përbën një zhvillim të rëndësishëm në rrugën drejt drejtësisë. Për familjet tona, megjithatë, kërkimi i drejtësisë nuk përfundon këtu. Presim zbardhjen e plotë të çështjes, zbulimin e të gjitha rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë të kujtdo që ka kontribuar në tragjedinë që u mori jetën njerëzve tanë të dashur.

Hetimi nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm te veprimet e tre të akuzuarve. Konsiderojmë po aq të rëndësishme që të shqyrtohen në thellësi të gjitha rrethanat që lejuan që një rrjedhje gazi natyror të shndërrohej në një shpërthim kaq shkatërrues.

Kërkojmë të hetohen instalimet dhe infrastruktura e gazit natyror, mjaftueshmëria e masave të parashikuara të sigurisë, kontrollet, mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e zbatimit të rregullave përkatëse. Duam të dimë jo vetëm se si ndodhi rrjedhja e gazit, por edhe përse nuk u parandalua tragjedia.

Nëse ka pasur neglizhencë, mangësi apo shkelje të rregullave të sigurisë, kërkojmë që ato të zbulohen dhe të hetohet përgjegjësia e të gjithë personave që mund të kenë kontribuar në këtë përfundim tragjik.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Zjarrit dhe punonjësit e saj për kontributin vendimtar, për ekipet e shpëtimit që punuan pa u lodhur për kërkimin e të mbijetuarve, për Shërbimin Zjarrfikës për reagimin e menjëhershëm, si dhe për autoritetet hetimore dhe gjyqësore për përpjekjet e deritanishme për zbardhjen e plotë të të gjitha aspekteve të kësaj tragjedie.

Falënderojmë gjithashtu Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë ata që na qëndruan pranë, duke na ofruar ndihmë dhe mbështetje të çmuar në këto momente jashtëzakonisht të vështira.

E dimë se asnjë vendim gjykate dhe asnjë dënim nuk mund të na kthejë njerëzit që humbëm. Por ajo që mund të bëjmë në kujtim të tyre është të vazhdojmë të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë, derisa të marrim përgjigje për të gjitha pyetjet.

Nuk duam që tragjedia e fëmijëve tanë të mbetet thjesht një tjetër lajm i dhimbshëm që me kalimin e kohës do të harrohet. Duam që humbja e tyre të shërbejë si shkak për ndryshime thelbësore, në mënyrë që asnjë familje tjetër të mos përjetojë kurrë një dhimbje të tillë.

Për Ianin, Floridën, Florinin, Erisin dhe vogëlushen Bora, do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe drejtësinë”. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?