Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të tij gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të platformës Channel 5.
Gazetari i kujtoi rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për lidhjet e dyshuara me Ergys Agasin. Sipas akuzave të prokurorisë, Hyseni kishte pasur komunikime të shpeshta me Agasin, i cili ishte në kërkim.
Rama nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes, por reagoi duke thënë: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”
Gazetari e ndërpreu për ta sqaruar se nuk po e quante vetë askënd të korruptuar, por po i referohej personave të përballur me akuza dhe hetime për korrupsion. Ai e pyeti Ramën nëse përgjegjësia për raste të tilla duhet parë vetëm si përgjegjësi individuale.
Pjesë nga dialogu:
Rama: “Mendoj se nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar dhe kush nuk është.”
Gazetari: “Nuk po them unë kush është i korruptuar. Po flas për persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Për shembull, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës, më pak se dy javë më parë, u vu nën masë sigurie për shkak të një marrëdhënieje me një person të lidhur me krimin e organizuar.”
Rama: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”
Gazetari: “Po i përgjigjem asaj që thatë për faktin se nuk po i quaj unë njerëzit të korruptuar. Po flas për persona të përballur me akuza për korrupsion. A mendoni se kjo është thjesht çështje e përgjegjësisë individuale?”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 November19:48
Bardhi për përplasjen Rama-Veliaj: PS është organizatë mafioze
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me pretendimet për kërcënime të kryeminist...
POLITIKE
2 November19:24
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Nga Irena Beqiri
Në historinë e Benito Mussolinit ka një episod që meriton të kujtohet sa herë flasim për marrëdhë...
POLITIKE
2 November19:15
Përplasja Rama-Veliaj/ Shehaj: Të korruptuarit po hanë kokat e tyre. SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon se ësht&e...
POLITIKE
2 November19:06
BIRN: Veliaj pretendon se Rama i kërkoi dorëheqjen nga Bashkia përmes një mesazhi kërcënues
Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi përmes avokatit të tij se ministri i Drejtësisë i kishte përcjellë një mesazh kërc&...
POLITIKE
2 November19:00
‘Veliaj i shpalli luftë Ramës, letra është akuzë për shantazh’, Koka: SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit dhe Toni Gogut
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka komentoi letrën e Erion Veliajt, përmes së cil&e...
POLITIKE
2 November18:59
Çollaku: Toni Gogu shkoi si mafioz, jo si ministër! Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un
I ftuar në emisionin “TaskForce” me Sonila Meçon, ku u diskutua për përplasjen Rama-Veliaj, pas pranimit publik nga ky i fundi...
POLITIKE
2 November18:37
Gjobat ndaj protestuesve, reagon Bardhi : Akt arbitrariteti dhe cënim i lirive themelore, cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve që morën pjes&eu...
POLITIKE
2 November18:13
Sondazhi i Noto: Opozita mund PS në Tiranë. Ja shifrat…
Sondazhi tregon të dhëna interesantë të rritjes së partive opozitare, ku duket qartë se Partia Demokratike me koalicionin e saj, ...
POLITIKE
2 November17:46
“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, du...
POLITIKE
2 November17:25
Kërcënimet e Ramës në qeli përmes Toni Gogut/ Veliaj nxjerr letrën: Hiq dorë nga bashkia Tiranë dhe delegoje te...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...