Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
AKTUALITET

Zjarri përfshiu stanin në Cërrik, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët për 12 orë gjatë natës

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së hënës një stan blegtoral në fushën e Shtërmenit, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Për shuarjen e flakëve u angazhuan për 12 orë me radhë zjarrfikësit e Cërrikut, Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Zjarri shpërtheu pas orës 17:00 dhe u përhap me shpejtësi në ambientet ku […]

P
Piranjat17 November 2026, 12:04 · 2 min lexim
Zjarri përfshiu stanin në Cërrik, zjarrfikësit

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së hënës një stan blegtoral në fushën e Shtërmenit, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik. Për shuarjen e flakëve u angazhuan për 12 orë me radhë zjarrfikësit e Cërrikut, Elbasanit, Gramshit dhe Belshit.

Zjarri shpërtheu pas orës 17:00 dhe u përhap me shpejtësi në ambientet ku mbahej bari i thatë për ushqimin e bagëtive. Pas një operacioni të vështirë, i cili përfundoi në orën 05:30 të mëngjesit, u arrit të shmangeshin dëmet në njerëz dhe në gjënë e gjallë.

Megjithatë, flakët shkrumbuan bazat ushqimore të fermës së fermerit Endrit Pepa, i cili zotëron rreth 1000 krerë dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka sjellë edhe reagimin e deputetit demokrat Blendi Himçi, i cili ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Ai i ka bërë thirrje Policisë dhe organeve hetimore të identifikojnë përgjegjësit, nëse kjo pistë konfirmohet, si dhe Bashkisë Cërrik të shqyrtojë mundësinë e mbështetjes financiare të fermerit përmes fondit të emergjencave.

 

Ndërkohë, vlerësimi kryesor pas kësaj ngjarjeje shkon për zjarrfikësit e katër bashkive, të cilët punuan pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të neutralizuar flakët dhe për të mbrojtur jetën dhe gjënë e gjallë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.