Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.
Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces.
Siç raportohet Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërsa thekson se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale.
Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj shkruan: “Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”.
Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon dokumentacion mjekësor që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.
“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”.
Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca kundërshtoi qëndrimin e prokurorit, duke theksuar se Prokuroria është e informuar për gjendjen shëndetësore të Veliajt. Sipas tij, klienti kërkon informacion mbi gjendjen e këmbës dhe grafitë për t’i konsultuar me një mjek, por nuk i vihet në dispozicion kartela mjekësore.
“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”.
Gjykata është tërhequr për të marrë vendim mbi kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës dhe të vendosë mbi vijimin e procesit gjyqësor.
Lexo edhe
AKTUALITET
“O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe kolegë në lot

Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për fëmijët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara!

Dyshime për mashtrim me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri

Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin





