AKTUALITET

Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t? Ja çfarë zbuluan shërbimet e huaja

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 20:15
Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t?

Në emisionin “Në Shënjestër”, u trajtua ngritja e Ergys Agasit nga një ish-zyrtar i zakonshëm i administratës në një personazh me ndikim të pretenduar në administratën shtetërore dhe në tenderat e AKSHI-t.

Dokumentari ndjek historikun e tij në administratë dhe në biznes, nga kompanitë e tregtimit të duhanit deri te krijimi i “EA Solution”, përmes së cilës, sipas SPAK, janë përfituar mbi 9 milionë euro në formë ryshfeti.

Materiali ndalet te hetimet e nisura në bashkëpunim me autoritetet italiane, te sekuestrimi i serverave me filmime në bizneset e Agasit dhe te lidhjet e tij me biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Pjesë nga dokumentari:

Por si mundi Ergys Agasi të kthehej nga një zyrtar anonim në një ‘eminencë gri’, ku shteti i puthte dorën, por si të ishte një kumbar?

Njeriu të cilin askush me të cilin ai kishte punuar apo që e kishte patur vartës, nuk do ta mendonte apo do ta besonte se brenda pak vitesh do të kthehej jo vetëm në një biznesmen miliarder, por do të lëvizte edhe fijet e nëndheshme të asaj që njihet si nomenklatura e shtetit.

Që siç thamë kishte mundur jo vetëm të emëronte apo shkarkonte drejtorët e përgjithshëm të policisë.

Por kishte arritur deri aty sa të lëvizte edhe kolltuqet e ministrave të brendshëm.

Si ishte e mundur që ky djalë, sot në moshën 39 vjeçare, nga fundi i një zyre modeste të një drejtorie të ngjitej kaq lart në yllin e tij sa të vinte nën këmbët e tij, një shtet të tërë.

Një karrierë e cila pa një ngjitje të admirueshme, në 7 apo 8 vitet e fundit, por që emri i tij filloi të dalë në sipërfaqe vetëm pas hetimeve të nisura nga agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Më konkretisht ajo italiane.

E cila kishte përcjellë për llogari të SPAK, një dosje voluminoze ndaj Agasit.

Dosje që në fakt niste që në vitin 2019.

Koha kur sipas fashikullit hetimor të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, dy agjencitë ligjzbatuese ajo italiane dhe shqiptare krijuan një nukël të përbashkët hetimi.

Prokurori e cila ndërkohë kishte regjistruar një procedim për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike kryer në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Fashikull hetimor të cilit në vitin 2023, iu bashkëngjit edhe një procedim penal i hapur nga SPAK për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra’, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ku gjatë hetimeve doli se në një biznes në pronësi të Ergys Agasit, që merrej me produktet e duhanit, gjatë kontrollit në magazinat e këtij subjekti, të kryer në muajin qershor të vitit 2025, u gjetën po kështu servera me pamje filmike të ruajtura në dosje të veçanta.

Këtu ku nisi të qartësohet edhe më shumë lidhja e këtij personazhi, deri në këtë moment thjesht të përfolur, me politikën dhe drejtues të rëndësishëm të administratës.

Një ndër to dhe Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Agjenci ku prokurohen tendera me vlerë miliona euro.

Ku duket se Ergys Agasi dhe enturazhi i miqve që ai mbante pas vetes, nën ndikimin e tij, jo vetëm kishin shtrirë duart në AKSHI, duke marrë llokmat më të mira, por e kishin kthyer në një aferë kriminale.

Deri dhe duke marrë peng biznesmenë të cilët pasi dërgoheshin jashtë Tiranës detyroheshin të tërhiqeshin nga gara për tenderat.

Kjo siç thamë për të favorizuar në këtë garë biznesmenët pranë tij, siç ishte edhe Ermal Beqiri.

Edhe ky tashmë i arrestuar në Francë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Ergys Agasi, djali i një ish-eksponenti të njohur të Partisë Socialiste, Bardhyl Agasi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate, aktiv në politikë deri në mesin e viteve 2000, që deri në vitin 2013 kishte mbajtur një profil të ulët publik.

Profil që në fakt do të gjallërohej pikërisht me ardhjen e socialistëve në pushtet.

Fillimisht si drejtues në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

I propozuar në këtë detyra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në atë kohë në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste, në mandatin e tyre parë në pushtet.

Detyrë të cilën Agasi do ta mbante deri në vitin 2017, koha kur PS dhe LSI ndanë rrugët.

Por ndërsa dy forcat e majta ndanë rrugët, duket se këtë nuk e bëri Agasi.

I cili nga sa kuptohet fillojë të luajë fijet e tij nën rrogoz.

Agasi, të cilit deri në këtë moment nuk i kishte munguar nuhatja për të bërë biznes.

Pasi para se socialistët të merrnin pushtetin në vitin 2013, në vitin 2011, ai del se bashkë me disa grekë ishte bashkëthemelues i një kompanie eksport-importi të njohur si ‘Agasi Markoudis Group’.

Ndërsa në vitin 2016, të dhënat thonë se ai krijoi kompaninë ‘EA LOGISTICS’.

Kompani e cila vetëm një vit më pas mori emrin ‘EA TOBACCO’.

Kompani që merrej kryesisht me tregtinë e cigareve.

Këtu ku mesa duket për të fillojnë edhe telashet e para me drejtësinë.

Kjo pasi do të ishte pikërisht kjo kompani që do të kthente radarët e SPAK, nga emri i Ergys Agasit.

I cili pasi bleu ‘Albanian Tabak Fabrika e Cigareve’, thuhet se u përfshi në kontrabandë duhani.

Agasi i cili në vitin 2020 nëpërmjet kompanisë ‘EA Tobaço’ do të blinte po kështu aksionet e plota të kompanisë ‘Special Tobaço’.

Kompani ku riktheu edhe njëherë emrin e vjetër të ‘EA LOGISTICS’, që si aktivitet kryesor kishte atë të shitjes dhe blerjes së cigareve dhe produkteve të duhanit, me shumicë dhe pakicë.

Por tashmë që ishte fare pranë pushtetit, Agasi nis të kuptojë atë se çfarë ishte e ardhmja.

Atë se si paraja tanimë ishte e varur plotësisht nga teknologjia.

Kështu, në vitin 2023, ai tashmë përqëndrohet në biznesin e tij në fushën e teknologjisë së informacionit.

Këtu ku më 15 Mars 2023 ai regjistron në emrin e tij si ortak i vetëm kompaninë ‘EA Solution’ SHPK.

Me objekt kryesor ‘Zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit’.

Kompani e cila rezultoi një bingo e vërtetë për Agasin.

I cili brenda dy viteve, përmes një loje transaksionesh, mundi t’i shtojë portofolit të tij, 9 milion euro.

Të gjitha këto pa bërë asnjë punë, por vetëm duke ushtruar ndikimin e tij në atë që njihet si paracaktimi i tenderave të AKSHI-t.

Dhe pikërisht me këtë kompani SPAK thotë në dosje se Ergys Agasi mori përmes një serie transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t.

Ortakëri ku siç tashmë edhe dihet ai përfshiu edhe biznesmenin Ermal Beqiri.

Të cilët jo vetëm zhvatën tenderat e AKSHI-t, duke inkasuar miliona euro në llogaritë e tyre, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Mirlinda Karçanaj, por filluan të marrin peng edhe konkurentët e tyre në biznes.

Siç ishte rasti i biznesmenit Gerond Meçe.

Të cilin e rrëmbyen poshtë pallatit të tij, duke u hequr si një patrullë policie e përbërë edhe nga oficerë të BKH-së.

Dhe më pas e çuan drejt Elbasanit duke e kërcënuar që të hiqte dorë nga garimi në tenderat e prokuruar nga AKSHI, apo nga ankimimet në këtë institucion, ku drejtoreshë thamë që ishte Mirlinda Karçanaj.

Karçanaj dhe Agasi që shfaqen në filmime në ambientet e kompanisë së këtij të fundit.

Agasi që kujdeset të filmojë çdo zyrtar që vjen në bizneset e tij dhe t’i arkivojë këto filmime, me qëllim për t’i përdorur më pas si mjet shantazhi, me siguri për qëllime përfitimi.

Agasi i cili po kështu ishte kujdesur të ruante në celuloid, gati me një skrupolozitet të admirueshëm, orë të gjata filmimesh.

Gerond Meçe i cili do të akuzonte pikërisht biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, që edhe ky shfaqet në ambientet e biznesit të Agasit në prani të tij dhe të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?