Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet e policisë Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, furnizonte sportistët me substanca dopingu I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr...
AKTUALITET

Skandal në Kadastrën e Fierit! Tjetërsuan 44 mijë metra katrorë tokë shtetërore, në pranga 3 zyrtarë dhe 1 notere. Sekuestrohen para e municione

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria e Fierit. Me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre zyrtarë të Kadastrës Fier dhe një notere, ndërsa për një tjetër punonjëse të institucionit është vendosur […]

P
Piranjat13 November 2026, 12:44 · 4 min lexim
Skandal në Kadastrën e Fierit! Tjetërsuan 44 mijë metra

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria e Fierit. Me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre zyrtarë të Kadastrës Fier dhe një notere, ndërsa për një tjetër punonjëse të institucionit është vendosur “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të një shtetasi, i cili pretendoi se një sipërfaqe toke në fshatin Povelçë të Fierit ishte kaluar në emër të familjes së tij pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Nga hetimet dyshohet se toka, e regjistruar fillimisht në pronësi të shtetit, është tjetërsuar përmes një zinxhiri dokumentesh me përmbajtje të falsifikuar.

Sipas Prokurorisë, për regjistrimin e pronës janë përdorur një certifikatë pronësie e dyshuar e falsifikuar, një kartelë pasurie me ndërhyrje fizike, fshirje dhe mbishkrime, si dhe dy prokura noteriale, në të cilat dyshohet se nënshkrimet janë marrë në fletë të bardha. Madje, një prej personave që rezultonte se kishte dalë para noteres ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin e hartimit të prokurës.

Skema dyshohet se është realizuar duke përdorur të dhënat e regjistrimit të një prone tjetër, prej 4.000 metrash katrorë, për të regjistruar në emër të familjes një sipërfaqe prej 44.100 metrash katrorësh, për të cilën nuk ekzistonte asnjë titull pronësie.

 

Dokumentet kadastrale janë lëshuar më 25 janar 2023, ndërsa vetëm pesë ditë më vonë, më 30 janar, prona është shitur.

Blerësit e kanë përfituar tokën kundrejt shumës prej 88.200 eurosh, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik. Sipas hetimeve, paratë janë transferuar në llogarinë bankare të përfaqësuesit me prokurë, por nuk u janë dorëzuar pronarëve që rezultonin si shitës. Dyshohet gjithashtu se çmimi i deklaruar në kontratë nuk ishte vlera reale e shitjes.

Në hetim ka dalë edhe një tjetër episod: pas depozitimit të kallëzimit, përfaqësuesi me prokurë dyshohet se u ka dhënë të dëmtuarve 15.000 euro cash, me qëllim që ata të tërhiqnin denoncimin.

Gjatë kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Kadastrës Fier, hetuesit kanë gjetur shtatë zarfe me para, të vendosura në një sirtar të mbyllur me çelës dhe të etiketuara me emra e shënime të ndryshme. Në total janë sekuestruar 31.720 euro, 608.000 lekë, 5.000 korona norvegjeze dhe 1.400 dollarë kanadezë. Në të njëjtën banesë janë gjetur edhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë për armë gjahu.

Në qendër të hetimit janë ish-kreu i Njësisë Administrative, ish-drejtori i Kadastrës Fier, një specialist jurist, një notere dhe një specialiste hartografe. Ata dyshohen, në varësi të rolit të secilit, për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Fierit bën me dije se hetimet nuk janë mbyllur. Dyshimet janë se e njëjta skemë mund të jetë përdorur edhe për tjetërsimin e pronave të tjera shtetërore, ndërsa vijojnë verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.