Skandal në Prokurorinë e Gjirokastrës/ Vrasësit të biznesmenit italian i hiqet akuza e vrasjes

Kamber Sulçajt, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, i janë zbutur akuzat nga Prokuroria e Gjirokastrës. Nga akuza për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, çështja është rikualifikuar në vrasje për shkak të tronditjes së fortë psikike.
Ndryshimi i akuzës mund të ndikojë në pozicionin ligjor të Sulçajt, i cili tashmë rrezikon të lërë qelinë brenda një kohe të shkurtër. Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku gjykata do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim.
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, administrator i fabrikës “Tegola Edilcentro”, u vra në shtator të vitit 2025 në Tepelenë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Nivicë-Salari, pas një konflikti të dyshuar mes palëve për përdorimin e dritave të gjata të automjeteve.
Sipas hetimeve, Sulçaj dyshohet se qëlloi me armë gjahu në drejtim të automjeteve, duke i shkaktuar vdekjen biznesmenit italian.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Gjykata shuan dy akuza për Nikoll Radaçin, shtyhet gjyqi

EMRI/ Vrau shqiptarin në Itali, prokuroria kërkon 24 vite burg për autorin

Vrasja e Ardian Nikulajt, Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, jam dënuar pa marrë aktet e përkthyera

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të përjetshëm: Nuk ka prova që unë ...

'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e drogës po deformojnë ekonominë e ...

Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Pazari 5-miliardë i naftës: Rama përgatit kalimin e “Bankers” te izraelitët e “Delek”





