Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t... Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari “Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë: Akt mizor! Policia ta...
BOTA

Skandali në Nvidia! CEO Jensen Huang pranon se ka tradhtuar bashkëshorten, nis hetimi ndaj shefit të gjigantit të teknologjisë

P
Piranjat 8 November 2026, 22:38 · 3 min lexim
Skandali në Nvidia! CEO Jensen Huang pranon se ka tradhtuar

Kompania amerikane Nvidia ka nisur një hetim të pavarur ndaj themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas raportimeve se ai kishte pasur një marrëdhënie me një biznesmene kineze, e dyshuar nga inteligjenca amerikane si spiune e Pekinit.

Bordi drejtues i kompanisë ka bërë të ditur se hetimi synon të zbardhë të gjitha rrethanat e raportimeve, të cilat kanë ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe mbrojtjen e sekreteve të kompanisë. Megjithatë, Nvidia thekson se deri më tani nuk ka arsye të besojë se informacionet konfidenciale të saj apo siguria kombëtare janë komprometuar.

Sipas një raportimi të NYT, agjencitë amerikane të inteligjencës kishin vënë nën vëzhgim biznesmenen kineze Alice Huang, e njohur gjithashtu si Huang Le, pasi dyshonin se ajo vepronte në emër të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit të Kinës.

Nga përgjimet dhe mbikëqyrja e komunikimeve të saj me një shtetas amerikan, autoritetet dyshohet se identifikuan Jensen Huang si personin me të cilin ajo kishte pasur kontakte. Identiteti i tij u zbulua përmes një procedure të njohur në SHBA si “unmasking”.

 

Deri më tani nuk dihet se çfarë informacioni mund t’i ketë përcjellë biznesmenia kineze Pekinit, sa i vlefshëm ishte ai apo kur ajo dyshohet se ka nisur mbledhjen e të dhënave. Alice Huang nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.

Ndërkohë, vetë drejtori ekzekutiv i Nvidia-s ka pranuar se ka qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij, duke kërkuar falje publike për lëndimin që u ka shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre.

“Kam qenë i pabesë ndaj bashkëshortes sime. Veprimet e mia e kanë lënduar atë dhe fëmijët tanë. Nuk ka asnjë justifikim për atë që kam bërë. Më vjen thellësisht keq”, deklaroi Huang, duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

Ai shtoi se mbështet plotësisht hetimin e nisur nga bordi i kompanisë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha procedurat. Huang theksoi gjithashtu angazhimin e tij për mbrojtjen e Nvidia-s dhe sigurinë kombëtare amerikane.

Nga ana tjetër, Kina i ka hedhur poshtë më herët akuzat për një operacion spiunazhi ndaj drejtuesit të Nvidia-s, duke i cilësuar ato si spekulime të pabazuara. Ndërsa bordi i kompanisë ka nënvizuar se hetimi do të shqyrtojë të gjitha informacionet e disponueshme, duke e cilësuar sigurinë kombëtare dhe ekonomike të SHBA-ve si prioritet.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.