Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu... 450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI... Ish i arrestuari po përgatit zgjedhjet/ Celibashi i KQZ-së bën “biznes” me Sokol Topçiun, pas bojës i jep t...
BOTA

Hoqën flamurin gjerman jashtë parlamentit dhe e zëvendësuan me një flamur palestinez, arrestohen tre persona

P
Piranjat 8 November 2026, 21:07 · 1 min lexim
Hoqën flamurin gjerman jashtë parlamentit dhe e zëvendësuan

Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë që ë shoqëronin.

Tre personat filmuan momentin dhe e transmetuan drejtpërdrejt në mediat sociale, thanë autoritetet gjermane.

Flamuri palestinez duket se ka qëndruar në shtizën e flamurit për një kohë të gjatë, derisa autoritetet arritën ta hiqnin atë.

Sipas gazetës Bild, autori që ngarkoi videon deklaroi se veproi nga “solidariteti me Palestinën”.

Grupi “Paqësor Kundër Gjenocidit” mori përgjegjësinë për veprimin nëpërmjet Instagram-it.

Veprat penale me të cilat ata ka të ngjarë të përballen ‘baltosje e shtetit dhe simboleve të tij, dëmtimin e qëllimshëm të pronës, shkeljen e Aktit të Lirisë së Tubimit të Berlinit dhe hyrjen e paligjshme’.

Monumenti përkujton unitetin e Gjermanisë. Natën e 2-3 tetorit 1990, i ashtuquajturi Flamuri i Unitetit u ngrit gjatë një ceremonie që shënonte ribashkimin e dy shteteve gjermane.

Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.