Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...

Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve, plakje të popullsisë dhe debat të përsëritur për nevojën e politikave më të forta në mbështetje të familjeve.
Sipas të dhënave të Buxhetit Faktik 2025, shpenzimet për Bonusin e Lindjeve u realizuan në rreth 1.5 miliardë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 65.9% të planit vjetor, si sipas buxhetit fillestar, ashtu edhe sipas buxhetit të ndryshuar me Aktin Normativ nr.11/2025.
Në fund të vitit, ky zë rezulton i realizuar 100% vetëm kundrejt planit përfundimtar, pas ndryshimeve dhe shpërndarjes së rezervave. Pra, realizimi i plotë është arritur pasi plani është përshtatur me nivelin faktik të kërkesave, ndërsa kundrejt parashikimit fillestar dhe atij të ndryshuar, fondet për bonusin e lindjeve mbetën ndjeshëm të parealizuara.
Krahasuar me vitin 2024, shpenzimet për bonusin e lindjeve ranë me 32.6%, ose me 718 milionë lekë më pak. Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror, në vitin 2025 u shpërndanë 4 671 çeqe për bonusin e bebes, me fond rreth 1.48 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 ishin shpërndarë 6 565 çeqe, me fond 2.2 miliardë lekë.
Kjo do të thotë se brenda një viti janë dhënë 1 894 bonuse më pak për lindjet, ose 28.9% më pak. Rënia e fondit është edhe më e fortë, me 717.6 milionë lekë më pak sipas të dhënave operative të skemës, në të njëjtën linjë me shifrën e Buxhetit Faktik 2025.
Bonusi i bebes është një pagesë e menjëhershme që jepet pas lindjes së fëmijës. Skema aktuale parashikon 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe fëmijët e tjerë në vijim. Por të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, në praktikë, rënia e lindjeve po reflektohet drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve për këtë program.
Pikërisht për shkak të përkeqësimit të treguesve demografikë, qeveria kishte paralajmëruar ndryshimin e skemës. Gjatë vitit 2025 u prezantua ideja që nga 1 janari 2026 mbështetja të mos jepej më vetëm si një çek i menjëhershëm në maternitet, por si pagesë mujore deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës.
Skema e propozuar parashikonte 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë në muaj për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë në muaj për fëmijën e tretë e në vijim. Nëse do të zbatohej, mbështetja për fëmijën e parë do të arrinte në 300 mijë lekë për pesë vite, krahasuar me 40 mijë lekë që jepen sot një herë të vetme.
Megjithatë, edhe pse ka kaluar gjysma e vitit 2026 dhe së fundmi u ndryshua edhe buxheti me Akt Normativ, skema e re mujore nuk është vënë ende në funksion dhe nuk ka asnjë qëndrim apo deklarate të zyrtarëve të qeverisë se kur mund të aplikohet./ekofin.al
Bonusi i qeverisë, i cili u miratua një ditë më parë dhe nisi të shpërndahej menjëherë për pensionistët n...
Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të d...
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme t...
Qendra shëndetësore nr. 10 në Tiranë vijon të jetë e rrethuar nga mbeturinat. Në një hapësirë ku duhet të...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave...
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të renditet ndër më të papërballueshmit në Europë. Sipas t&eum...
Pushuesit në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit të detit, duke raportuar se uji ka m...
Janë shpallur rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026. Mbi 26.600 maturantë në të gjith...
Ekonomia vendase është rritur me gati 4% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT. Ndonëse kjo shifër ë...