Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara
SOCIALE

I nxehti mbush spitalet, mbi 400 qytetarë kërkojnë ndihmë brenda një dite

P
Piranjat30 June 2026, 20:40 · 2 min lexim
I nxehti mbush spitalet, mbi 400 qytetarë kërkojnë ndihmë

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në 24 orët e fundit, mbi 400 pacientë janë paraqitur në Urgjencën Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT).

Sipas mjekëve, fluksi i pacientëve është rritur ndjeshëm për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa rastet më të shpeshta lidhen me problematika kardiake, por edhe me intoksikacione nga alkooli dhe ushqimi.

Specialistët paralajmërojnë se vala e të nxehtit mund të përkeqësojë gjendjen e personave që vuajnë nga sëmundje kronike, ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të pikut.

"Temperaturat e larta mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me sëmundje kronike. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të hidratohen vazhdimisht dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma shqetësuese", shprehen mjekët.

Me parashikimet që temperaturat do të mbeten të larta edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell, hidratim të vazhdueshëm dhe konsumimin e ushqimeve të freskëta.

Apeli shkon veçanërisht për të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike, të cilët konsiderohen grupet më të rrezikuara nga temperaturat e larta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.