SOCIALE

Fara e kalbur e patates, fermeri i Maliqit denoncon skandalin: Humba 30 milionë lekë, shteti nuk çan kokën për ne

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 12:10

Fara e kalbur e patates, fermeri i Maliqit denoncon skandalin: Humba 30

Fermerët e zonës së Maliqit, të cilët kanë rënë pre e mashtrimit me farat e pakontrolluara bujqësore, duke i çuar drejt një falimentimi të sigurt.

Përtej mundit dhe djersës në parcelat e mbjella, mungesa e theksuar e kontrollit nga institucionet shtetërore e ka kthyer bujqësinë në një lojë të rrezikshme bixhozi, ku humbësi i vetëm mbetet gjithmonë fermeri. Krenar Kreka nga fshati Ormani i Maliqit në studion e ‘Kafe Shqeto’ denoncoi braktisjen e shtetit.

Ai raporton për një dëm kolosal prej rreth 30 milionë lekësh të vjetra vetëm për këtë vit. Shkaku kryesor është fara e patates e blerë nga importues të lidhur me rrjete të fuqishme tregtare dhe politike, e cila ka rezultuar tërësisht e degraduar. Sipas tij, vetëm 30% e farës së mbjellë ka arritur të mbijë, ndërsa 70-75% e saj ka kalbur plotësisht nën dhe, duke mos pasur fuqi mbirëse.

Denoncimi tregon se fara është blerë përmes filialeve që operojnë me pika të rëndësishme në zonën e Lumalasit dhe Lushnjës, pa asnjë certifikim apo garanci për cilësinë. Pasi ka konstatuar dëmin e madh, fermeri ka kontaktuar drejtpërdrejt tregtarët, por përgjigjja e tyre ka qenë arrogante. Ndërkohë, heshtja e institucioneve  është shurdhuese.

Fjala e fermerit:

Tek ne po vijnë fara jo të kontrolluara. Gjithmonë kemi mbjellë sasira të mëdha patate, por sivjet ka dalë një farë shumë e degraduar.

Gjithmonë kemi mbjellë sasira të mëdha patate, por sivjet ka dalë një farë shumë e degraduar. Nuk ka mbirë. Ka mbirë rreth 30% e saja.  Nga fara jo të certifikuar e kontrolluara.

Flavio Qarri: Po unë e di tani, me informacionet që unë kam dhe aq sa e kam ndjekur unë bujqësinë, që te farat ka një kontroll shumë të fortë edhe politik, se janë njerëz të lidhur me pushtetin, këta që merren. Jo Josif Gorrea i Divjakës, jo ca të tjerë në zonën e Lushnjës, që sigurisht ata shumë të lidhur.

Fermeri:  Po andej ka ardhur fara. Andej nga Lushnja ka ardhur fara.  Unë e kam marrë në Lumalas te Enver Shaulli. ky Petrit Qemali ka një filial që ia lëshon këtij farën që e shet. Për vit kemi dalë tamam me farën, sivjet ajo doli siç të thashë. Ka dhe fermerë të tjerë shumë, po ai këtyre të tjerëve u vajti, se po të bëheshim në grup neve e godisnim këtë. Kurse kështu tek, unë s'kam çfarë i bëj.

Shteti nuk na kontrollon. Unë i kam ngritur të tëra shqetësimet, te drejtoria në Korçë, në AKU-ja, te mbrojtja e bimëve, te bashkia, ata thjesht triblojnë.  Unë e kam rreth 30 milionë dëmin, momentalisht. Ka shumë fermerë në zonë, po ai e pa që doli kjo gjë edhe u vajti, ua mbylli gojën domethënë këtyre të tjerëve. Unë  si duket kam ca më shumë edhe s'do

Me pataten nuk ka ndodhur. Me farat e tjera kemi dëgjuar, po me pataten jo deri tani.  Bëj çfarë të duash më tha mua, nuk më bën asnjë njeri gjë. Bëj çfarë të duash, gjej ku të duash, le t'i japë lekët shteti më tha, e shoqja në telefon.

Nuk e duan bujqësinë fare. Nuk po na ndihmojnë për asgjë. Që nga pesticidet, që nga dapi, që nga farat. Sivjet desha ujë për të vaditur, ujë mungon, ka probleme, se bashkia nuk akordon fonde që të bëhen më përpara këto gjëra. Të pastrohen kanalet, ku është problemi. Vetëm e të thirrur, po si dilet kështu, ja me të qarë që t'i japë ndonjë gjë.

Jemi komshinj me grekun, në zonën e Prespës ra breshëri para nja dy vjet, iu dëmtuan atyre. Për 24 orë të tërë agronomët e shtetit erdhën atje. Bënë vlerësime... çfarë i takonte popullit ia dëmshpërblyen, i thanë kaq mundësi keni edhe u mbaroi filmi. Kurse ne, ne s'na çan kokën fare njeri. Ne jemi në mëshirë të fatit tonë. Po na eci, na eci, s'na eci, s'na eci

 30 vitet e fundit unë jam bërë vetë fermer, nga e keqja edhe vetë agronom. Unë iu thashë, më bëni analizat e kokrrës të patates, të patates. Ata më bënin analizat mua të vrugut të patates

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime