Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!
SOCIALE

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin makina me qira

P
Piranjat31 May 2026, 20:35 · 2 min lexim
Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin

Qeveria synon që bizneset në turizëm dhe transport të pajisen me terminale POS për të ofruar pagesa me kartë, në funksion edhe të zhvillimit të turizmit.

Vitet e fundit si pasojë e rritje së fluksit turistik ka sjellë nevojën që bizneset të mos kenë alternative të vetme pagese paranë fizike. Por Shoqata e Transportit Ndërurban thotë se të huajt përdorin më shumë makina me qira.

“Gjatë periudhës së verës fluksi i përdorimit të autobusëve rritet. Turistët zgjedhin më shumë transportin urban, pra brenda qytetit. Ndërsa atë urban nuk e frekuentojnë shumë. Kjo pasi nuk kanë ku të informohen, mungon një platformim transporti. Ne kemi partë që është rritur ndjeshëm fluksi i makinave që jepen me qira, pasi të huajt zgjedhin ose makina me qira ose vijnë me transport të organizuar”, tha Dashnor Memaj.

Sipas Memajt edhe operatorët e transportit ndërurban nuk janë gati të ofrojnë një shërbim të tillë.

“Janë afro 400 linja transporti në të gjithë vendin. Në dijeninë time shumë pak prej tyre kanë plotësuar detyrimin ligjorë. I gjithë ky proces ka kosto, sepse duket të kesh internet në autobus, përdorimi i pajisjes ka komisione, ndërkohë ka dhe kosto mirëmbajtje. Në finale këto kosto duhet të shkarkohen diku që është çmimi final i biletës. Ne jemi të mendimit që ky proces të afrohet si fillim si projekt pilot, vetëm për destinacionet turistike, për të parë ecurinë dhe për ta shtrirë gradualisht në të gjitha linjat”, tha Memaj.

Mbetët për tu parë nesër e në vazhdim se cila do të jetë qasja e administratës tatimore  ndaj subjekteve të transportit, që ende nuk janë gati për të ofruar një shërbim të tillë nga 1 qershori.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.