Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim
Disa grupe që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit janë goditur ditën e...
Disa grupe që shisnin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit janë goditur ditën e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur m...
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan për hotel, p...
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata koncesi...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 81.1 lekë. Ndërk...
DashiQëndrimi i dikujt po e bën të vështirë për ty të punosh në mënyrë efektive me të. Ti do të do...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alte...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...

Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë.
Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6).
Të dhënat e tjera të Eurostat, që i përkasin vitit 2025 tregojnë se në Europë kryeson Turqia, me 42.8 orë në javë. Mali i Zi është i dyti me 42.3 orë, por të dhënat më të fundit i përkasin vitit 2020.
Bosnjë Herecegovina vijon me 40.9 orë, e ndjekur në rajon nga Serbia me 40.6. Orët më të ulëta në rajon i kanë punonjësit e Maqedonisë së Veriut (39.5). Nuk ka të dhëna për Kosovën.
I gjithë rajoni punon me orë më të gjata se shtetet e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, në vitin 2025, orët aktuale javore të punës për punonjësit me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në Bashkimin Europian (BE), të moshës 20-64 vjeç, në punën e tyre kryesore, ishin mesatarisht 35.9 orë.
Orët mesatare aktuale të punës në javë ndryshojnë midis vendeve të BE-së. Javët më të gjata mesatare u regjistruan në Greqi (39.6 orë), e ndjekur nga Polonia dhe Bullgaria (38.7 orë secila), Lituania (38.4 orë) dhe Sllovenia (38.3 orë).
Në të kundërt, javët më të shkurtra ishin në Holandë (31.9 orë), Gjermani dhe Danimarkë (33.9 orë secila) dhe Austri (34.0 orë).
Shqipëria ka produktivitet të ulët, sidomos për ndërmarrjet e mëdha
Sipas të dhënave të tjera, një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) gjeti se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.
Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.
Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështirësi shumë të mëdha për të p&eu...
Kanë kaluar gjashtë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, por qindra familje në Tiranë vijojnë ende t&eum...
17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur em...
Një situatë shqetësuese po denoncohet nga banorët e zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku prania e m...
Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën. Meteorologët parashikojn&eu...
Një muaj pas hyrjes së makinerive në brendësi të zonës së mbrojtur Pishë Poro–Nartë, Komisioni Evropian ka&nb...
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë m...
Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, ngriti shqetësimin për...
Gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Banka e Shqipërisë konstaton se k&e...
Tirana ndodhet përballë një realiteti alarmant mjedisor, ku cilësia e ajrit po kthehet në një kërcënim serioz për s...