Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 43 vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur m...
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan për hotel, p...
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata koncesi...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 81.1 lekë. Ndërk...
DashiQëndrimi i dikujt po e bën të vështirë për ty të punosh në mënyrë efektive me të. Ti do të do...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alte...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...

Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale uron të gjithë fëmijët për një fëmijëri të lumtur, të sigurt dhe të mbrojtur, duke theksuar se në epokën digjitale mbrojtja e fëmijëve lidhet ngushtë edhe me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.
Në kuadër të kësaj dite, Zyra e Komisionerit ka publikuar Udhëzuesin “Për mbrojtjen e të dhënave personale të të miturve”, një material informues dhe ndërgjegjësues i hartuar në zbatim të ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe institucioneve mbi rëndësinë e të dhënave të tyre dhe sigurinë në internet.
Në një realitet ku fëmijët përdorin çdo ditë rrjete sociale, aplikacione, lojëra elektronike dhe platforma të ndryshme online, ekspozimi ndaj rreziqeve digjitale është bërë gjithnjë e më i pranishëm. Shpërndarja e pakujdesshme e fotografive, publikimi i informacionit personal, komunikimi me persona të panjohur apo përdorimi i aplikacioneve të pasigurta mund të krijojnë pasoja afatgjata për privatësinë, sigurinë dhe mirëqenien e të miturve.
Pikërisht për këtë arsye, udhëzuesi synon të shërbejë si një instrument praktik dhe edukues për të ndihmuar të miturit të kuptojnë më mirë se çfarë janë të dhënat personale, si përdoren ato në mjedisin online dhe pse duhet të mbrohen.
Dokumenti trajton në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme të drejtat e të miturve si subjekte të të dhënave personale, duke shpjeguar të drejtën për informim, akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, si dhe të drejtën për t’u harruar. Gjithashtu, ai orienton fëmijët mbi mënyrën se si mund të kërkojnë ndihmë dhe të reagojnë në rastet e shpërndarjes së paautorizuar të të dhënave apo cenimit të privatësisë së tyre.
Në mënyrë konkrete, udhëzuesi ofron këshilla praktike për përdorimin e sigurt të internetit, si krijimi i fjalëkalimeve të forta, kontrolli i cilësimeve të privatësisë në rrjetet sociale, shmangia e ndarjes së informacionit personal me persona të panjohur, kujdesi ndaj lidhjeve apo aplikacioneve të pasigurta dhe rëndësia e të menduarit përpara publikimit të çdo fotografie apo informacioni në internet.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe rreziqeve që lidhen me bullizmin kibernetik, mashtrimet online, gjurmimin e aktiviteteve në internet dhe përdorimin e të dhënave personale për qëllime marketingu apo profilizimi. Përmes shembujve konkretë dhe gjuhës së përshtatur për moshën e tyre, udhëzuesi synon të krijojë një kulturë më të lartë ndërgjegjësimi dhe përgjegjshmërie tek të miturit gjatë përdorimit të teknologjisë.
Udhëzuesi evidenton gjithashtu rolin e rëndësishëm të prindërve, mësuesve dhe institucioneve arsimore në krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital për fëmijët, duke nxitur komunikimin, mbështetjen dhe edukimin e vazhdueshëm mbi privatësinë dhe sigurinë online.
Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të fëmijëve, mbrojtja e të dhënave personale mbetet një element thelbësor për garantimin e dinjitetit, sigurisë dhe të drejtave të tyre themelore.
Zyra e Komisionerit mbetet e angazhuar në promovimin e një kulture të qëndrueshme të mbrojtjes së të dhënave personale dhe në ndërtimin e një interneti më të sigurt për fëmijët, përmes informimit, edukimit dhe bashkëpunimit me institucionet, shkollat, prindërit dhe vetë të miturit.
Prej disa ditësh, zona përreth ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan po përballet me një situatë shqetësuese mjedisore, e cil...
Qeveria synon që bizneset në turizëm dhe transport të pajisen me terminale POS për të ofruar pagesa me kartë, në funksio...
Fermerët e fshatit Orman në bashkinë e Maliqit po përballen këtë sezon me një situatë të rëndë në ...
Sistemi shëndetësor shqiptar, vitet e fundit, po përballet me mungesë të dukshme të mjekëve specialistë, veçan&eu...
Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ul&eu...
Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështirësi shumë të mëdha për të p&eu...
Kanë kaluar gjashtë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, por qindra familje në Tiranë vijojnë ende t&eum...
17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur em...
Një situatë shqetësuese po denoncohet nga banorët e zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku prania e m...
Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën. Meteorologët parashikojn&eu...