Fermerët e Cërrikut hedhin në kanal kungullin: Nuk ka treg as fitim për ne

Fermerët në fshatin Selitë, në bashkinë Cërrik, po përballen me një situatë të vështirë, pasi prodhimi i kungullit ka mbetur pa treg si pasojë e bllokimit të tërheqjes nga pikat e grumbullimit.
Pavarësisht se infrastruktura për grumbullim ekziston, fermerët shprehen se produkti nuk po merret, duke i lënë me tonelata kungulli të pashitura dhe në rrezik për t’u dëmtuar.
Fermerët shprehen se pikat e shumicës e kërkojnë kungullin me 200 lekë për kilogram, por sipas tyre ky çmim nuk është i leverdishëm, pasi nuk u mbulon as shpenzimet e prodhimit.
Ata thonë se mjaftojnë vetëm pak ditë që kungulli të qëndrojë në magazinë dhe të prishet dhe kjo i detyron shpesh ta hedhin ose ta përdorin për ushqim për bagëtinë, si një investim i shkuar i gjithi dëm.
Fermerët theksojnë se kostot e larta të prodhimit nuk po mbulohen, ndërsa prodhimi rrezikon të humbasë i gjithi nëse situata nuk ndryshon. Prandaj ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë që nëpërmjet mekanizmave të tyre të ndihmojë fermerët vendas të cilët po fundosen dhe zhduken çdo ditë e më tepër.
Lexo edhe
SOCIALE
Ndarja nga jeta e mësuesit hero, shoku i tij rrëfen sakrificën

Arsimi i të rriturve në Shqipëri: Vetëm 1.6% pjesëmarrje në trajnime, larg objektivit të BE-së

Arsimi i të rriturve në Shqipëri: Vetëm 1.6% pjesëmarrje, larg objektivit prej 47% të BE-së

Paradoksi/ Çmimet e karburantit në Shqipëri rriten, në Gjermani vazhdojnë të bien

Shpopullimi prek edhe fshatin Piskovë në Përmet, banorët: Të rinjtë janë larguar në emigrim

Arrin deri 60% reduktimi i autobusëve në rrethe, paralajmërim deri në pezullim të shërbimit

Pallati nr.16 në Lezhë, në pritje të rivlerësimit nga Instituti i Ndërtimit, banorët kërkojnë zgjidhje

Diploma në pikëpyetje: Gjenerata Z po i kthen shpinën arsimit të lartë në favor të aftësive praktike





