Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë
SOCIALE

INSTAT kërkon model të ri për vlerësimin e emigracionit neto

P
Piranjat25 June 2026, 08:03 · 4 min lexim
INSTAT kërkon model të ri për vlerësimin e emigracionit neto

Shqipëria përballet me një sfidë që shkon përtej vetë emigracionit dhe qe lidhet konketisht me matjen e tij.

Sipas një raporti të përgatitur nga INSTAT dhe të prezantuar në Konferencën e Statisticienëve Evropianë të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), vlerësimi i migracionit neto në vend kërkon përdorimin e burimeve të shumta të të dhënave për të siguruar rezultate më të besueshme.

Dokumenti ECE/CES/2026/28, i publikuar më 10 qershor 2026, paraqet atë që autorët e quajnë një “qasje shumëburimore për vlerësimin e migracionit neto në Shqipëri”, duke analizuar mënyrat se si burime të ndryshme statistikore dhe administrative mund të kombinohen për të përmirësuar cilësinë e matjeve.

Raporti nuk fokusohet te numri i personave që largohen apo kthehen në vend. Në vend të kësaj, ai trajton një çështje metodologjike atë sa të sakta dhe sa të krahasueshme janë të dhënat mbi të cilat mbështeten institucionet kur vlerësojnë migracionin neto.

Sipas autorëve, matja e migracionit mbetet komplekse sepse asnjë burim i vetëm nuk arrin të pasqyrojë plotësisht lëvizjet e popullsisë. Për këtë arsye, studimi propozon integrimin dhe pajtimin e burimeve të ndryshme për të ndërtuar vlerësime më të qëndrueshme.

“Qëllimi i studimit është të zhvillojë një vlerësim më të besueshëm dhe më të saktë të tendencave të migracionit neto në Shqipëri”, thuhet në dokument.

Analiza mbështetet në krahasimin e të dhënave që vijnë nga sisteme të ndryshme statistikore dhe administrative. Sipas raportit, përdorimi i një qasjeje shumëburimore mund të ndihmojë në reduktimin e mospërputhjeve që shfaqen kur migracioni matet nga institucione të ndryshme.

Autorët argumentojnë se cilësia e të dhënave është thelbësore për prodhimin e statistikave më të sakta mbi popullsinë. Në mungesë të metodave të harmonizuara, ndryshimet midis burimeve mund të ndikojnë në vlerësimet e migracionit neto dhe në interpretimin e tendencave demografike.

Raporti e paraqet Shqipërinë si një rast konkret ku kombinimi i burimeve mund të prodhojë rezultate më të besueshme sesa mbështetja në një kanal të vetëm informacioni. Sipas autorëve, qasja e propozuar synon të krijojë një bazë më solide për vlerësimet e ardhshme statistikore.

Dokumenti u prezantua në kuadër të punimeve të Konferencës së Statisticienëve Evropianë, një nga forumet kryesore të UNECE për metodologjitë statistikore.

Mesazhi kryesor i studimit është se përmirësimi i matjes së migracionit neto kërkon integrimin e burimeve të ndryshme të të dhënave dhe zhvillimin e metodave më të avancuara të vlerësimit.

Në përfundim, autorët argumentojnë se vlerësimet më të sakta të migracionit neto kërkojnë jo vetëm më shumë të dhëna, por edhe mënyra më efektive për t’i kombinuar dhe interpretuar ato./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.