Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç është gjetur i varur m...
Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan. Për shkak të incidentit, rruga &e...
Një konflikt i nisur në një lokal në Tiranë ka përfunduar me të shtëna, plagosje dhe arrestimin e një 20-vje&cced...
Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të Gramshit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e ak...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric We...
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shp...
Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 5...
Piranjat trajtuan rastin e një shkolle 9-vjeçare në Marqinet të qytetit të Vorës, ku prej dhjetorit të vitit 2025, kat&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me fjalimin e tij të mbajtur n&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, e ka cilësuar jav&e...
Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit ku qytetarët mbajnë barrën më të lartë financiare për shëndetësinë, pavarësisht se shpenzimet totale për këtë sektor janë pranë mesatares së Evropës Juglindore. Sipas raportit “South East Europe 2030 Strategy – State of Play in 2025”, vendi shpenzon 7.0% të PBB-së për shëndetësinë, pak më pak se mesatarja rajonale prej 7.5%, por pagesat direkte nga xhepi arrijnë në 48.3% të shpenzimeve shëndetësore, niveli më i lartë ndër ekonomitë e krahasuara.
Në vitin 2023, shpenzimet aktuale për shëndetësinë në Shqipëri ishin sa 7.0% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas vlerësimeve të raportit që i referohet shifrave të OBSH-së. Kjo është pak më poshtë se mesatarja e Europës Juglindore, prej 7.5%, por mbi disa ekonomi të tjera të rajonit, si Moldavia me 6.7%, Rumania me 5.7% dhe Turqia me 4.3%.
Në krahasim me vendet fqinje dhe ato të rajonit, Shqipëria mbetet pas Bosnjë-Hercegovinës, ku shpenzimet për shëndetësinë arrijnë në 8.9% të PBB-së, Malit të Zi me 9.7%, Sllovenisë me 9.3%, Greqisë me 8.4%, Serbisë me 8.0%, Bullgarisë me 7.9%, Maqedonisë së Veriut me 7.4% dhe Kroacisë me 7.2%. Kjo tregon se Shqipëria nuk është ndër vendet që shpenzojnë më pak për shëndetësinë, por mbetet poshtë mesatares rajonale dhe larg vendeve me financim më të lartë publik e total të sistemit.
Megjithatë, raporti thekson se problemi kryesor në Europën Juglindore nuk është vetëm niveli i shpenzimeve, por mënyra se si këto para përkthehen në shërbime të aksesueshme, cilësore dhe të përballueshme për qytetarët. Në këtë pikë, Shqipëria tregon një dobësi të konsiderueshme.
Pagesat nga xhepi përbëjnë 48.3% të shpenzimeve aktuale për shëndetësinë në Shqipëri, niveli më i lartë në tabelën rajonale. Kjo do të thotë se gati gjysma e kostove shëndetësore mbulohen drejtpërdrejt nga qytetarët, në vend që të mbulohen nga skemat publike, sigurimet apo mekanizma të tjerë mbrojtës.
Diferenca me vendet e tjera është e madhe. Mesatarja e Europës Juglindore është 28.2%, ndërsa në Kroaci pagesat nga xhepi janë vetëm 9.4% dhe në Slloveni 12.4%. Edhe Turqia, me 19.1%, Rumania me 23.0%, Mali i Zi me 26.3% dhe Moldavia me 27.5% janë nën mesataren rajonale dhe shumë më poshtë se Shqipëria.
Në grupin me barrë më të lartë për familjet janë edhe Maqedonia e Veriut me 39.6%, Bullgaria me 35.5%, Greqia me 34.3%, Serbia me 32.1% dhe Bosnjë-Hercegovina me 31.0%. Por edhe krahasuar me këto vende, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesave direkte nga qytetarët.
Ky tregues është i rëndësishëm, sepse pagesat nga xhepi nuk janë thjesht një çështje financimi. Kur qytetarët duhet të paguajnë drejtpërdrejt për vizita, analiza, barna apo trajtime, rritet rreziku që ata të vonojnë kujdesin shëndetësor, të heqin dorë nga trajtimi ose të përballen me vështirësi për të mbuluar nevoja të tjera bazë.
Raporti i referohet edhe analizave të OBSH-së, sipas të cilave mbrojtja financiare në shëndetësi është më e fortë në vendet ku pagesat nga xhepi janë nën 15% të shpenzimeve aktuale për shëndetësinë. Në këtë krahasim, Shqipëria është shumë larg këtij pragu, ndërsa vende si Kroacia dhe Sllovenia janë pranë modelit më mbrojtës për familjet. /ekofin
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Ka një moment që çdo shqiptar e ka kaluar të paktën një herë: blen të njëjtin produkt jashtë shtetit…...
Plakja e popullsisë po ndryshon gjithnjë e më shumë strukturën sociale në Shqipëri, por ndërkohë po shënd&eu...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumic...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Ka një moment që çdo shqiptar e ka kaluar të paktën një herë: blen të njëjtin produkt jashtë shtetit…...
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë pritet të rihapë dyert në vjeshtë pas rindërtimit, por komunite...
Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët, mbi qyte...
Shqipëria ka një kontrast të fortë mes varfërisë në zonat rurale, që është shumë më e lartë s...
Era e djegies u ndje fillimisht lehtë. Pastaj erdhën britma nëpër korridor. Në katin e tretë të një godine të vjet&...