Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Këlcyrë, qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve

P
Piranjat25 April 2026, 19:07 · 2 min lexim
Këlcyrë, qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme

Qytetarët e Këlcyrës po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve në tregje dhe markete, një situatë që sipas tyre po e bën gjithnjë e më të vështirë përballimin e jetesës së përditshme.

Banorët shprehen se të ardhurat e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimet vijojnë të rriten në mënyrë të pandërprerë. Kjo situatë i ka detyruar shumë familje të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.

“Çdo ditë ka rritje të çmimeve”, shprehen qytetarët, të cilët theksojnë se nuk arrijnë më të përballojnë shpenzimet e domosdoshme.

Banorët e Këlcyrës po e ndiejnë çdo ditë e më tepër rritjen e çmimeve. Në tregje dhe markete, qytetarët përballen me çmime gjithnjë në rritje, duke e bërë më të vështirë përballimin e jetesës. Ata shprehen se nuk i përballojnë dot më shpenzimet, pasi të ardhurat nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që çmimet rriten vazhdimisht. Shumë prej tyre thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.

Nga ana tjetër, një pronar marketi në qytet tregon se situata është bërë edhe më e vështirë.

Ai pohon se ka familje të cilat marrin produkte me lekë borxh, pasi nuk arrijnë t’i paguajnë në moment. Sipas tij, kjo është një dukuri që është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Banorët dhe tregtarët njëzëri theksojnë se rritja e çmimeve po rëndon gjithnjë e më shumë jetesën në qytet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.