Këlcyrë: Qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve

Qytetarët e Këlcyrës po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve në tregje dhe markete, një situatë që sipas tyre po e bën gjithnjë e më të vështirë përballimin e jetesës së përditshme.
Banorët shprehen se të ardhurat e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa çmimet vijojnë të rriten në mënyrë të pandërprerë. Kjo situatë i ka detyruar shumë familje të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.
“Çdo ditë ka rritje të çmimeve”, shprehen qytetarët, të cilët theksojnë se nuk arrijnë më të përballojnë shpenzimet e domosdoshme.
Banorët e Këlcyrës po e ndiejnë çdo ditë e më tepër rritjen e çmimeve. Në tregje dhe markete, qytetarët përballen me çmim gjithnjë në rritje, duke e bërë më të vështirë përballimin e jetesës. Ata shprehen se nuk i përballojnë dot më shpenzimet, pasi të ardhurat nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që çmimet rriten vazhdimisht. Shumë prej tyre thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të mendojnë dy herë për çdo shpenzim.
Nga ana tjetër, një pronar marketi në qytet tregon se situata është bërë edhe më e vështirë. Ai pohon se ka familje të cilat marrin produkte me lekë borxh, pasi nuk arrijnë t’i paguajnë në moment. Sipas tij, kjo është një dukuri që është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.
Banorët dhe tregtarët njëzëri theksojnë se rritja e çmimeve po rëndon gjithnjë e më shumë jetesën në qytet.
Lexo edhe
SOCIALE
Qeveria transferon Gjendjen Civile/ Banorët e Cakranit ‘shpërthejnë’ në protestë: Vendim i palogjikshëm

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

Patos, poliklinika e qytetit pa specialistë, qytetarët kërkojnë shtim personeli: 4 mjekë nuk mjaftojnë

Malësi e Madhe, fermeri i zhgënjer nga shteti: U ktheva nga emigrimi, këtu kam gjetur zhgënjim

Fshati drejt boshatisjes / Karkaveci i Prrenjasit braktiset nga të rinjtë, banorët: Nuk na ka mbetur shpresë

Alarm në Fierzë/ Liqeni mbushet me mbetje, tonelata plehrash pushtojnë brigjet

“Studentët nuk kishin para të hanin drekë”, preket pedagogu: I bëj thirrje qytetarëve të mendojnë për fëmijët

Kampi i Gjadrit/ Aktivistja: Emigrantët mbahen të izoluar pa kontakte, shkelje e të drejtave të njeriut





