Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Qeveria transferon Gjendjen Civile/ Banorët e Cakranit ‘shpërthejnë’ në protestë: Vendim i palogjikshëm

P
Piranjat25 April 2026, 12:03 · 3 min lexim
Qeveria transferon Gjendjen Civile/ Banorët e Cakranit

Banorët e zonës së Cakranit në Fier janë ngritur në protestë këtë të shtunë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për transferimin e shërbimit të gjendjes civile drejt njësisë administrative të Levanit.

Banorë të zonës, pavarësisht bindjeve politike, janë bërë bashkë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj një lëvizjeje që, sipas tyre, do t'u vështirësojë jetën dhe do t'i largojë shërbimet thelbësore.

Protestuesit kërkojnë që zyra e gjendjes civile të mos largohet, duke argumentuar se ky vendim do t'i detyrojë të udhëtojnë distanca të gjata për të marrë shërbime bazë. Një ish-kryetar i komunës së Cakranit, i pranishëm në protestë, theksoi se zona ka rreth 17,000 banorë dhe se transferimi në Levan është i palogjikshëm.

“Jemi njoftuar nëpërmjet mediave që gjendja, shërbimi i gjendjes civile të Cakranit transferohet në Levan. Dhe për këtë ne jemi në kundërshtim plotësisht. Arsyet që e kundërshtojmë janë sepse ne jemi një zonë me gjendje civile prej 17,000 banorësh. Dhe që të transferosh në Levan, ku fshati më i largët nga Levani shkon 27 km, se nga Cakrani në Levan është 20 km, ta transferosh gjendjen civile nuk është gjë e mirë për të gjithë cakranjotët dhe për gjithë zonën tonë.

Për gjithë zonën tonë, ku numri i punonjësve të gjendjes civile do të jetë dy në Levan, të marrin një në Levan e një në Cakran dhe Cakrani të mbetet në Cakran. Dhe historikisht neve nuk na lidh asnjë gjë me Levanin.

Ne na lidh me Mallakastrën. Dhe e keqja më e madhe është se ne shkojmë në Fier. Po jo të shkojmë në Levan. Jo të shkojmë në Levan. Po ta hedhësh në kritere, ose të shohësh kriteret e Levanit, kriteret e ndarjes territoriale për shembull. Të shikosh kriteret e ndarjes territoriale, Cakrani i plotëson të gjitha kriteret për një bashki.

Ku ka shkollë të mesme, ka spital, një spital 24-orësh, ka shkollë nëntëvjeçare, ka 13 fshatra, ka biznese, mbi 13 fabrika vaji, ka markete, ka parukeri, domethënë të gjitha, farmaci, të gjitha kërkesat që do robi i gjen në Cakran”, është shprehur një nga protestuesit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.