Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William...
SOCIALE

Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet institucioni themelor, bashkë kundër drafteve e ligjeve

P
Piranjat15 May 2026, 22:57 · 3 min lexim
Krerët e komuniteteve fetare bashkë për familjen: Mbetet

Krerët e komuniteteve fetare në vend, kanë kundërshtuar njëherësh martesat brenda gjinisë. Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi sot simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë jetike të familjes në ruajtjen e paqes sociale, edukimit dhe vlerave njerëzore e shpirtërore. Ai u shpreh se familja mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria dhe se sfidat moderne kërkojnë një angazhim të përbashkët institucional dhe moral për mbrojtjen e saj.

“Familja është vendi ku njeriu mëson për herë të parë kuptimin e dashurisë, të përgjegjësisë, të sakrificës dhe të respektit për tjetrin dhe Zotin. Asnjë shoqëri nuk ka arritur të ndërtojë paqen e saj pa paqen brenda familjes”, u shpreh Kryetari Spahiu gjatë fjalës së tij.

Në vijim të fjalës së tij, ai theksoi edhe përgjegjësinë që komunitetet fetare kanë ndaj shoqërisë dhe familjes shqiptare.

“Ne, si komunitete fetare, kemi përgjegjësinë jo vetëm të flasim për familjen, por të jemi pranë saj, pranë të rinjve, prindërve, të moshuarve, pranë atyre që ndihen të vetmuar, të pasigurt apo të humbur në një kohë që ndryshon me shpejtësi”, u shpreh ai.

Ndonëse asnjë prej tyre nuk e përmendi drejtpërdrejtë, mesazhet e tyre, nënkuptuan ligjin për barazinë gjinore miratuar së fundmi.

"Traditat tona fetare, pavarësisht dallimeve bashkohen në një pikë të përbashkët në shenjtërimin e familjes. Do të qëndrojmë me vendosmëri përballë çdo sfide drafti apo ligji që synon të cënojë, dobësojë apo përçajë familjen shqiptare" u shpreh Baba Mondi. 

"Në shoqëritë e sotme familja e bazuar në vlerat hyjnore dhe njerëzore ndjehet e rrezikuar nga tentativat për të ligjëruar lidhje jo natyrale' tha përfaqësuesi i kishës ortodokse. 

"Nuk kërkojmë asgjë tjetër veçse familjen natyrore, atë të Adamit dhe Evës, babait dhe nënës, të vetëm dy prindërve. Mbrojtja e familjes është rezistencë ndaj cdo sistemi të sotëm ideologjik që redukton njeriun në mjet, sic e shohim në formatin gender' deklaroi imzot Arjan Dodaj. 

Liderët shpirtërorë i argumentuan qëndrimet e tyre me urdhëresat e librave të shenjtë, ndikimin që ka të fëmijët, dëmin që sipas tyre i jep familjes dhe kërkuan  të ruhen traditat shqiptare dhe të tregohet qëndresë ndaj tendencave që shkojnë në kahun e kundërt.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.