Fermerët e Kurjanit heqin dorë nga vreshtaria: Prodhonim 200 ton rrush në vit por nuk shitej, ra çmimi në 30 lek për kg

Fermerët e Kurjanit në Roskovec po braktisin vreshtarinë dhe po e zëvendësojnë me kulturen e ullirit. Nga 100 hektarë me vreshta, sot kanë mbetur vetëm 5 hektare. Fermeri Eshref Toro, që merret me vreshtari prej 32 vitesh, thotë se çmimi i ulët i rrushit, mungesa e tregut, stoku i verës dhe rakisë, si edhe subvencionet e pakta, e kanë detyruar ate dhe te tjeret të heqin dorë nga kjo kulturë.
Edhe fermeri Qamil Kuka e ka braktisur plotësisht vreshtarinë, duke e mbjellë tokën me ullinj. Ai thotë se per shkak te kostos se lartë te prodhimit, u detyrua të presë të gjitha hardhitë. Të njëjtin shqtesim shpreh dhe Astrit Abedini, I cili nga një sipërfaqe e konsiderueshme me vreshta, sot ka ruajtur vetëm 1 dynym.
Deri ne vitet ‘90 vreshtat me rrush zinin 80% të territorit të Kurjanit, me prodhim vjetor rreth 200 tonë. Sot, kjo traditë po shuhet, ndërsa mungesa e subvencioneve po i çon fermeret drejt falimentimit.
Lexo edhe
SOCIALE
Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Fier, banorët e Frakullës ankohen për ndotjen nga përpunimi i mbetjeve urbane

Alarm nga inspektimet/ Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Pylli i Sodës në Vlorë përballet me ndotje masive

Rritja e qirave dhe produkteve të shportës, jeta në Tiranë 60% më shtrenjtë se në 2021

Banorët e Fshatit të ri në Shkodër: Shtyllat elektrike të degraduara na rrezikojnë çdo ditë jetën

Shqiptarët, të dëbuarit e mëdhenj të Europës

Studimi: Të rriten taksat për pijet me sheqer në Shqipëri, të ulen për të shëndetshmet





