SOCIALE

Alarm nga inspektimet/ Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2026, 20:34
Alarm nga inspektimet/ Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka nxjerrë në pah një panoramë shqetësuese të gjendjes në spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Nga mungesa e higjienës dhe infrastruktura e amortizuar, deri tek menaxhimi i rrezikshëm i mbetjeve spitalore dhe mungesa e dokumentacionit ligjor, raporti i ISHSH ngre alarmin mbi një sistem që në shumë raste funksionon jashtë standardeve bazë të sigurisë dhe cilësisë.

Në total, gjatë vitit 2025, sipas Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë kryer 24.513 inspektime, ri-inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Vetëm në sektorin e kujdesit shëndetësor parësor janë kryer 3.577 inspektime dhe ri-inspektime, ndërsa 83 inspektime të tjera kanë targetuar drejtpërdrejt kujdesin shëndetësor spitalor.

Raporti evidenton një seri problematikash që prekin pothuajse çdo hallkë të sistemit shëndetësor publik: urgjencat spitalore, pavijonet, depot farmaceutike, laboratorët, menaxhimin e mbetjeve biologjike dhe kushtet bazë higjieno-sanitare.

Një nga problematikat më të rënda lidhet me shërbimet e urgjencës spitalore. Sipas inspektimeve, ndarja dhe klasifikimi i pacientëve sipas kodeve të urgjencës në disa raste rezulton jo funksional, duke rrezikuar menaxhimin efikas të rasteve kritike. Raporti evidenton gjithashtu mangësi infrastrukturore në administrimin e urgjencave, ndërsa ambientet e recepsionit dhe triazhimit plotësojnë vetëm pjesërisht standardet higjieno-sanitare.

Në disa pavijone pacientët trajtohen në dhoma ku nuk respektohet sipërfaqja minimale për shtrat sipas kritereve të përcaktuara. Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu lagështi, papastërti dhe amortizim të ambienteve spitalore, duke përfshirë nyjet hidrosanitare dhe rrjetet elektrike.

Raporti evidenton mangësi serioze në dokumentacionin e brendshëm të spitaleve. Në shumë raste mungojnë rregulloret funksionale, protokollet e shërbimeve dhe procedurat standarde për administrimin e institucioneve shëndetësore. Sipas ISHSH, problematikat shtrihen edhe tek mungesa e kushteve për zhvillimin e praktikave profesionale dhe edukimit teknik të stafit mbi protokollet dhe rregulloret e funksionimit të spitaleve.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen rastet klinike dhe sa i përgatitur është personeli për të përballuar emergjenca apo procedura të ndërlikuara mjekësore.

Probleme janë evidentuar edhe në shërbimet mbështetëse të spitaleve. Raporti përmend mangësi në funksionimin e lavanderive, kuzhinave, shërbimeve të hotelerisë dhe ambienteve të magazinimit, të cilat sipas inspektorëve nuk operonin në përputhje me protokollet dhe standardet e përcaktuara.

Një nga zbulimet më alarmante të inspektimeve lidhet me administrimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Sipas raportit, mbetjet spitalore në disa raste grumbulloheshin në korridore dhe tualete, në të njëjtin ambient ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit. Procedurat për ndarjen në burim, etiketimin dhe regjistrimin e mbetjeve nuk respektoheshin me korrektësi.

Inspektorët evidentuan gjithashtu mungesë të infrastrukturës së përshtatshme për transportimin e mbetjeve nga pikat provizore deri tek magazinimi qendror, ndërsa magazinimi i përkohshëm i mbetjeve biologjike kryhej “jashtë çdo standardi”, në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim me kriteret ligjore.

Raporti thekson se personeli i angazhuar në trajtimin e mbetjeve spitalore nuk ishte i trajnuar mjaftueshëm dhe në disa raste nuk pajisej me veshjet dhe masat mbrojtëse specifike për këtë proces.

Sipas ISHSH, menaxhimi jo korrekt i mbetjeve biologjike mund të shndërrohet në burim infeksionesh dhe rrezik serioz për personelin mjekësor, pacientët dhe komunitetin.

Probleme janë konstatuar edhe në depot farmaceutike, ku janë evidentuar mangësi në administrimin e medikamenteve të skaduara dhe në standardet infrastrukturore të magazinimit. Në disa raste nuk kryhej as procedura për evidentimin dhe largimin e pajisjeve apo mobiljeve jashtë përdorimit, duke krijuar rrezik për sigurinë teknike dhe administrimin e ambienteve spitalore.

Inspektimet kanë evidentuar mungesë të ambienteve të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, mungesë të pajisjeve bazë mjekësore dhe në disa raste edhe mungesë të ujit të rrjedhshëm.

Në shumë institucione është konstatuar amortizim i rrjetit elektrik, lagështi në mure, mungesë mirëmbajtjeje dhe papastërti. Raporti evidenton se disa qendra funksiononin pa kontrata për trajtimin e mbetjeve spitalore dhe pa ambiente të dedikuara për magazinimin e tyre.

Nga kontrollet rezulton se një pjesë e subjekteve funksiononin pa Akt-Miratim Higjieno-Sanitar, ndërsa në shumë raste nuk kryhej shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit (DDD).

Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu personel mjekësor të papajisur me dokumentacionin shëndetësor të detyrueshëm, një element që cenon sigurinë epidemiologjike në institucionet shëndetësore. Në disa klinika dhe laboratorë privatë janë evidentuar edhe mungesa të lejeve të ushtrimit të profesionit apo ambiente të papërshtatshme për procedura bazike si marrja e gjakut.

Raporti tregon se problematikat nuk kufizohen vetëm tek spitalet. Në inspektimet për furnizimin me ujë të pijshëm janë evidentuar mungesë analizash bakterologjike dhe fiziko-kimike, rezervuarë të amortizuar, depo me lagështi dhe raste të analizave mikrobiologjike pozitive për ndotje të ujit të pijshëm.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë vitit 2025, ISHSH ka vendosur 1.299 masa administrative në total:
• 51 gjoba,
• 23 vendime të ndërmjetme për masa urgjente,
• 1.225 paralajmërime.

Vetëm për kujdesin shëndetësor parësor janë vendosur 273 paralajmërime, 7 gjoba dhe 5 masa urgjente.

Gjetjet tregojnë se shumë institucione shëndetësore publike vazhdojnë të operojnë me mangësi serioze infrastrukturore, higjieno-sanitare dhe administrative.

Ndërsa raporti përdor shpesh termin “mangësi infrastrukturore” apo “mosplotësim standardesh”, inspektimet përshkruajnë në praktikë një realitet ku mbetjet biologjike ruhen në korridore, qendra shëndetësore funksionojnë pa ujë të rrjedhshëm dhe pacientët trajtohen në ambiente të amortizuara që nuk plotësojnë kushtet minimale të sigurisë.

Në një kohë kur qytetarët presin shërbim të sigurt dhe dinjitoz, raportet e inspektimeve tregojnë se sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me probleme bazike që prekin drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve./ acqj.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime