Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
SOCIALE

“Përplasje frontesh”/ Moti bën kthesën e papritur për fundjavë! Çfarë paralajmërojnë sinoptikanët

P
Piranjat15 May 2026, 18:42 · 1 min lexim
“Përplasje frontesh”/ Moti bën kthesën e papritur

Fundjava pritet me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik, Eneida Doçi paralajmëroi fundjavë me reshje shiu dhe breshër veçanërish në zonat malore.

Sipas saj, temperaturat pritet të jenë 7-23 gradë celcius.

“Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu pritet që në orët e para të ditës.

Reshjet do të vijojnë për të gjithë ditën, me intensitet të ulët, por me ndërprerje. Pritet edhe breshër, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore. Reshjet pritet të mbarojnë gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet që intensiteti të bjerë.

Të dielën parashikohet mot me kthjellime, por edhe reshje të izoluara shiu. Temperaturat pritet të bien pak të shtunën, që nuk do të kalojnë 23 gradë Celsius në zonat e ulëta. Të dielën priten temperatura 7-23 gradë Celsius.

Edhe të hënën pritet mot i paqëndrueshëm. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 metër për sekondë. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë 3-4 ballë”, u shpreh sinoptikania Doçi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.