FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
“Rend sa në një farmaci në tjetrën, edhe pse jam 78 vjeçe, duke kërkuar ilaçet e tensionit; herë nuk i gjej dhe farmacistët duan të më japin të ngjashmet e tyre, e herë më vonohen kur i porosis,” na thotë një qytetare pranë 21 Dhjetorit.
Por pse mungojnë sot ilaçet?
Në Shqipëri, problemi i medikamenteve mjekësore nuk gjendet vetëm në farmaci, por shumë herë edhe në spitale. Mungesa, por në disa raste qytetarët përballen edhe me tregtimin e barnave të skaduara dhe pasiguritë mbi cilësinë e tyre. Qartazi, ky sistem në vend ka mungesë kontrolli dhe transparence. Ky problem u reflektua qartë edhe në Konferencën Mbarëkombëtare të Farmaceutikës, e zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku pati diskutime. Nga njëra anë, qeveria artikuloi angazhimin për reforma dhe modernizim të sektorit, ndërsa nga ana tjetër, aktorët e tregut ngritën shqetësimin për mungesë transparence dhe vendimmarrje të përqendruar që, sipas tyre, po shkakton dëm në një sektor delikat.
Më tej, përfaqësues të industrisë farmaceutike sollën shembuj konkretë të këtyre problematikave, duke u nisur nga përvoja e tyre.
Një prej tyre lidhet me mënyrën se si përcaktohen çmimet e ilaçeve dhe përditësohen listat, procese që, sipas tyre, zhvillohen pa konsultim dhe pa informacion të mjaftueshëm për ta. Një tjetër rast është përfshirja e ilaçeve pa recetë në listën e kontrollit të çmimeve, gjë që për ta u tha se ishte jo e zakonshme. Kjo ka sjellë tërheqjen nga tregu të disa markave të njohura, duke krijuar boshllëqe në furnizim, sipas tyre.
Deklarata se qytetarët shqiptarë detyrohen të porosisin paracetamol apo ibuprofen nga jashtë përmes miqve apo të afërmve, nuk është thjesht dëshirë e tyre, por për faktin se në Shqipëri nuk sillen. Problemet nuk ndalen vetëm tek çmimet dhe furnizimi. Të dhënat nga auditimet tregojnë për një situatë edhe më shqetësuese.
Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndër vite, evidentojnë se mbi 102 mijë njësi ilaçesh të skaduara kanë hyrë në treg, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Po ashtu, janë konstatuar raste të shpërndarjes së medikamenteve spitalore në treg, duke treguar mungesë kontrolli në zinxhirin e furnizimit dhe përfshirje në listat e rimbursimit të ilaçeve pa çmim të miratuar apo pa kontrata furnizimi.
Sipas gjetjeve të Raportit të Auditimit Financiar dhe të Përputhshmërisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, KLSH ka evidentuar dobësi serioze në mbikëqyrjen e zinxhirit farmaceutik, që prekin si furnizimin e qytetarëve, ashtu edhe mbrojtjen e fondeve publike.
Në disa depo farmaceutike janë konstatuar mijëra njësi barnash të skaduara prej më shumë se një viti, me vlera që arrijnë në dhjetëra milionë lekë. Sipas raportit, procedurat për asgjësimin e tyre nuk janë ndjekur me dokumentacion të plotë, çka rrit rrezikun që barna të tilla të rikthehen në qarkullim ose të mos gjurmohen siç duhet.
Nga ana tjetër, auditimi evidentoi edhe mungesa konkrete të ilaçeve të rimbursueshme në farmaci. Për dhjetëra barna nuk rezultonin kontrata furnizimi me importuesit, ndërsa për disa të tjera janë raportuar probleme me rinovimin e licencave apo ndërprerje prodhimi. Në praktikë, kjo ka sjellë boshllëqe në treg dhe vështirësi për pacientët që varen nga trajtimet periodike.
KLSH ngre shqetësim edhe për kontrollet e pamjaftueshme ndaj depove farmaceutike, mospërputhje të konsiderueshme në inventarë dhe mungesë verifikimi në terren për rastet kur raportohen mungesa ilaçesh. Sipas audituesve, sistemi ka funksionuar më shumë mbi deklarime administrative sesa mbi kontrolle reale.
Në këtë aspekt, krahasimi me vendet e Bashkimit Evropian tregon shumë diferencën. Në vendet e BE-së, sistemi farmaceutik bazohet në rregulla të forta, konsultim me aktorët e tregut dhe kontroll rigoroz e absolut të cilësisë në çdo hallkë të zinxhirit. Agjencitë rregullatore funksionojnë të pavarura dhe i nënshtrohen standardeve të larta të sigurisë.
Ndërsa Shqipëria ka bërë hapa drejt përafrimit me legjislacionin evropian, sidomos pas ndryshimeve të vitit 2015 që liberalizuan tregun, këto reforma duket se kanë ardhur pa mekanizmat e nevojshëm mbikëqyrës. Liberalizimi pa kontroll ka hapur rrugë për hyrjen e ilaçeve nga tregje jashtë BE-së, duke rritur dyshimet për cilësinë dhe sigurinë e tyre.
Kështu që është e paqartë deri kur qytetarët do të jenë në “kërkim” të ilaçeve, e mbi të gjitha të sigurt që nuk janë të skaduara.
Por e sigurt është që do të vijohet me porositë përmes të afërmve që në BE të marrim të paktën ilaçet, duke qenë se nuk arrijmë dot të krijojmë standarde si të BE-së./acqj.al
Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë më 2 mars të këtij viti, i prezantoi punimet në Banjat e Bënj&eum...
Importet e naftës në muajin mars 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më...
Prindërit vazhdojnë të jenë skeptikë dhe hezitojnë të vaksinojnë fëmijët që kanë mbushur 1 vje&ccedi...
Ura e Vjetër e Bunës në Shkodër është dëmtuar sërish, duke rrezikuar jeten e banorëve. Qytetarët kërkojn&...
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë se 21 milionë euro për të stabilizuar rrëshqitjen e rrugës ...
Fshati Mëmëlisht në Bashkinë Pogradec po përballet me një problem sa i takon mungesës së hapësirave për varrez...
Një kanal i ujërave të zeza i lënë i hapur dhe i përzier me ujërat për vaditje, është kthyer në problem p...
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e aparaturave moderne në Spitalin e Korçës, duke theksuar se atje përdoren ende teknologji...
Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një video nga Kadiaj, Lushnjë, ku denoncon gjendjen e amortizuar të kanaleve kulluese dhe mungesën e i...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të...