Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
SOCIALE

Shembja e rrugës së Librazhdit/ Qytetarët do të paguajnë 21.3 milionë euro për dëmin që bënë kompanitë

P
Piranjat27 April 2026, 22:03 · 2 min lexim
Shembja e rrugës së Librazhdit/ Qytetarët do të

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë se 21 milionë euro për të stabilizuar rrëshqitjen e rrugës në Librazhd. Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëroi në regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike një tender me vlerë 2.04 miliardë lekë ose 21.3 milionë euro për të riparuar rrëshqitjen e cila izoloi juglindjen e vendit për ditë të tëra.

Ndonëse dyshimet më të mëdha për shkaqet e shembjes së rrugës lidhen me punimet për aksin e ri nga kompania A.N.K, qeveria ka nxituar që koston e shembjes ta ngarkojë mbi qytetarët. Dhe kjo nuk është një faturë e vogël, por plot 21.3 milionë euro. 

Edhe këtë herë faji ngeli jetim. Madje autoritetet ishin të zellshme që në fillim, që t'ia vishnin fajin natyrës teksa të gjithë zyrtarët e shtetit nga drejtori i rrugëve deri tek kryeministri deklaruan se shembja lidhej me reshjet e shumta të shiut. 

Por saktësisht në segmentin ku u shemb rruga vetëm pak metër më sipër kompania A.N.K, e cila është duke punuar për ndërtimin e segmentit të ri të Korridorit 8, kishte përdorur mur gabiam duke gufosur një valvul natyrale të shkarkimit të ujërave në atë vend. Kjo dyshohet se ngarkoi kodren duke sjellë në rrëshqitjen e saj dhe shembjen e rrugës. 

Megjithatë ata që dyshohet se ishin shkaku i gjithë kësaj, jo vetëm që nuk paguajnë faturën, por bëjnë fitime. Pak muaj më parë, kompania A.N.K mori 1 milionë euro të tjera nga buxheti për stabilizimin emergjent të segmentit të shembur në Dragostunjë.

Tashmë qytetarët do të paguajnë edhe 21.3 milionë euro të tjera, të cilat do të përlahen sërish nga A.N.K apo të ngjashmit e saj, të cilët marrin fonde publike për të riparuar dëmet që bëjnë vet bashkë me projektuesit e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.