SOCIALE

POGRADEC/ Varrezat e Mëmëlishtit drejt mbushjes, banorët: Kërkojmë zgjidhje nga pushteti vendor

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 15:51
POGRADEC/ Varrezat e Mëmëlishtit drejt mbushjes, banorët:

Fshati Mëmëlisht në Bashkinë Pogradec po përballet me një problem sa i takon mungesës së hapësirave për varreza. Sipas banorëve, varrezat ekzistuese janë drejt mbingarkesës  dhe aktualisht nuk ka më vend për varre të reja.

Ata shprehen se kjo situatë është e njohur prej kohësh nga institucionet vendore, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e saj. Problemi është përkeqësuar ndër vite për shkak të rritjes së popullsisë dhe zhvendosjeve të mëparshme të banorëve nga zona të tjera. Në veçanti, ardhja e familjeve nga fshatra përreth dhe mungesa e planifikimit për hapësira të reja varrezash kanë sjellë tejmbushjen e territorit ekzistues.

Përballë kësaj situate, banorët janë të detyruar të mendojnë zgjidhje alternative, përfshirë përdorimin e tokave private për varrime.Kjo shihet si një zgjidhje e detyruar dhe e përkohshme për një problem që, sipas tyre, duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.

Ata kërkojnë që të caktohet sa më shpejt një hapësirë e re për varrezat, në mënyrë që të shmangen situata të papërshtatshme dhe të ruhet dinjiteti i ceremonive mortore.

Nga ana tjetër, Bashkia Pogradec ka pranuar ekzistencën e problemit dhe ka bërë të ditur se po punohet për një zgjidhje. Aktualisht është në përgatitje një projekt që përfshin studime gjeologjike për të përcaktuar zonën e përshtatshme për zgjerimin e varrezave, duke marrë parasysh edhe rrezikun e rrëshqitjeve të tokës. Pas përfundimit të këtij procesi, pritet të vijojë vlerësimi i pronave dhe konsultimi me pronarët, përpara se çështja të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hapave, ende nuk ka një afat të qartë për zgjidhjen përfundimtare të ketij problemi.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve