"Nëse vdisnim, vdisnim bashkë"/ Gruaja tregon momentin kur i shpëtoi jetën bashkëshortit pasi u thith nga dritarja e avionit
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u shndërrua në një makth, pasi një pjesë e...
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u shndërrua në një makth, pasi një pjesë e...
Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen &...
Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave m...
Gazetari i njohur spanjoll i kronikës së zezë, Manu Marlasca, ka ngritur alarmin për zgjerimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtar...
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit në Shtetet e Bashkuara. Ish-basketbollisti amerikan Keanu Rochford ësht&e...
Të them të drejtën, nuk më bëri shumë përshtypje, sepse kryeministri e ka treguar se çfarë dëshiron të...
Spanja vazhdon udhëtimin e saj në këtë Kupë Bote dhe do të përballet përsëri me një tjetër ekip evropia...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta edhe gjatë ditëve në vijim. Kët&eu...
Kampionati Botëror i Futbollit ofron më shumë sesa vetëm ndeshje emocionuese. Sipas psikologes klinike Katie Wood, përjetimet e p&eum...

Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e Bashkuara, ndërsa numri i personelit farmaceutik për frymë është dukshëm mbi mesataren evropiane. Por shtrirja e gjerë e rrjetit nuk është shoqëruar me uljen e barrës financiare për pacientët: pjesa më e madhe e barnave financohet ende nga familjet dhe alternativat më të lira zënë një përqindje shumë të vogël të sasive të rimbursuara.
Raporti i Bankës Botërore për sektorin shëndetësor shqiptar vë në dukje se në vitin 2023 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kishte kontrata me 822 farmaci private, 42 agjenci farmaceutike, 15 distributorë dhe 43 importues barnash.
Në vitin 2018, Shqipëria kishte 10.9 punonjës farmaceutikë për çdo 10 mijë banorë, krahasuar me mesataren evropiane prej 6.7 punonjësish. Sipas Bankës Botërore, përmasat e sektorit mund të krijojnë nxitje për shpërndarje më të lartë të barnave dhe orientim drejt fitimit, ndaj kërkohet monitorim më i kujdesshëm i aktivitetit farmaceutik.
Në vitin 2023, financimi publik mbuloi vetëm rreth 44% të vlerës së barnave të importuara në Shqipëri, duke lënë pjesën tjetër të faturës kryesisht në ngarkim të familjeve.
Shpenzimet e Fondit për barnat e rimbursueshme u rritën nga 12 miliardë lekë në vitin 2023 në rreth 13 miliardë lekë në vitin 2025. Nga kjo shumë, rreth 8 miliardë lekë u përdorën për barnat ambulatore të shpërndara përmes farmacive të komunitetit.
Megjithatë, shpenzimi publik për këto barna ishte vetëm rreth 36 euro për banor në vitin 2025, ndjeshëm më i ulët se 97 euro në Bullgari, 63 euro në Serbi dhe 55 euro në Bosnjë-Hercegovinë. Kur përfshihen edhe barnat e përdorura në spitale, shpenzimi publik farmaceutik në Shqipëri arrin në rreth 57 euro për frymë.
Tregu farmaceutik shqiptar vlerësohet në rreth 339.1 milionë euro, ose 143 euro për banor. Shteti financon rreth 40% të tregut dhe shpenzimi publik për barna përbën vetëm 0.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Për krahasim, financimi publik mbulon 68% të tregut në Serbi, 57% në Bosnjë-Hercegovinë, 71% në Maqedoninë e Veriut dhe 69% në Malin e Zi. Shpenzimi publik për banor arrin në 168 euro në Serbi, 87 euro në Bosnjë-Hercegovinë, 95 euro në Maqedoninë e Veriut dhe 256 euro në Malin e Zi.
Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve për vitin 2023 tregojnë se 73.4% e shpenzimeve shëndetësore që qytetarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi shkojnë për barna të marra në farmacitë private.
Mesatarisht, familjet shpenzojnë 26.3 lekë për person në ditë për ilaçe. Të siguruarit shpenzojnë mesatarisht 27.4 lekë, kundrejt 23 lekëve për person në ditë te të pasiguruarit. Familjet më të pasura arrijnë në 53.8 lekë për person në ditë.
Banka Botërore vëren se diferenca nuk lidhet vetëm me nevojat shëndetësore. Në të ndikojnë struktura e listës së rimbursimit, bashkëpagesat, praktikat e përshkrimit nga mjekët, zgjedhja e markës dhe përdorimi i alternativave të rimbursueshme.
Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar në 1,345 produkte, me norma rimbursimi nga 50% në 100%, por alternativat me çmim reference përdoren shumë pak. Në vitin 2025, ato zinin zakonisht më pak se 10% të sasive të rimbursuara dhe në disa raste më pak se 1%, megjithëse nuk kërkojnë bashkëpagesë për diferencën e markës. Kjo tregon se pacientët orientohen shpesh drejt barnave më të shtrenjta, duke paguar një pjesë të konsiderueshme nga xhepi; te disa barna kundër diabetit, bashkëpagesa mund të kalojë 80% të kostos.
Shpenzimet janë gjithashtu të përqendruara te pak produkte: 20 barnat më të kushtueshme në spitale zënë rreth një të katërtën e faturës spitalore, ndërsa 20 barnat kryesore ambulatore marrin mbi një të tretën e kostos së produkteve të shpërndara në farmaci. Banka Botërore rekomandon forcimin e çmimeve të referencës, përdorimin më të madh të barnave gjenerike dhe biosimilare, si dhe kufizimin e rimbursimit për markat dukshëm më të shtrenjta. /ekofin.al
Shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin do të çelin dyert për nxënësit më 14 shtator. Sipas u...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 shtretër, sipas...
Rastet e dhunës mes të rinjve dhe përfshirja e të miturve në ngjarje të rënda janë një fenomen që kërko...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatarisht 16,500 lekë ose 526 lekë më të ulëta se ato të...
Të huajt e ardhur si turistë në Shqipëri kanë shtuar kërkesën për bulmet, por në vend të qumështit vendas...
Saga e restaurimit të radhës të Muzeut Arkeologjik të Durrësit mori fund 28 prillin e këtij viti, gati 4 vite vite pas tërmet...
Shqipëria ka miratuar ligje, strategji dhe skema mbështetëse për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, ndë...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në trajnim po tkurrin forcën e punës së Shqipërisë, ndë...
Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht ...
Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkojnë staf jashtë vendit....