Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
SOCIALE

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes edhe për periferinë

P
Piranjat19 April 2026, 11:57 · 2 min lexim
Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes edhe për periferinë

Gjatë muajit të kaluar, qiratë janë rritur me 4%, duke u kthyer në një nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit, sipas të dhënave nga INSTAT. Megjithatë, sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, kjo është një periudhë e favorshme për të marrë një banesë me qira.

“Rritja e çmimeve zakonisht nis në muajt prill dhe maj. Aktualisht tregu është i mbushur me oferta dhe një qytetar i informuar mund ta marrë tani një pronë me qira, duke negociuar edhe çmimin. Nga maji dhe në vazhdim pritet që qiratë të rriten, duke arritur kulmin në muajt shtator-tetor”, tha Ervin Demirxhiu ekspert i pasurive të paluajtshme.

Sipas ekspertëve, zonat pranë qendrës kanë njohur një stabilizim të çmimeve, ndërsa interes në rritje po merr zona e Paskuqanit.

“Janë zona që nuk kanë pasur shumë ndërtime kohët e fundit, si Komuna e Parisit apo zonat pranë qendrës, ku çmimet janë stabilizuar. Ndërsa zonat që pritet të kenë çmime më konkurruese janë ato si Paskuqani, për shkak të numrit të lartë të ndërtimeve të reja që ende nuk janë hedhur plotësisht në treg”, tha Demirxhiu.

Sipas agjentëve imobiliarë, çmimet e qirave pranë qendrës për apartamente të tipologjisë 1+1 variojnë nga 500 deri në 800 euro, ndërsa pritet që gjatë verës ato të rriten më tej, të ndikuara edhe nga fluksi i turistëve në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.