Green Coast nis dorëzimet e fazës së dytë gjatë vitit 2026

Gjatë vitit 2026, Green Coast hyn në një moment kyç tëzhvillimit të tij, me nisjen e dorëzimeve të para të njësive tëfazës së dytë. Ky hap shënon jo vetëm një tjetër arritje nëzhvillimin e projektit, por edhe konsolidimin e mëtejshëm të njëdestinacioni unik që ka prezantuar një model të ri të turizmit tëintegruar, me gamën më të larmishme të shërbimeve.
Ky është një evolucion i natyrshëm i një projekti të ndërtuar mbirezultate konkrete. Që nga faza e parë, e përfunduar dhe e banueshme prej vitit 2019, Green Coast ka paraqitur një historitë qartë suksesi. Projekti ka sjellë një koncept të ri jetese dhe pushimi, duke krijuar një komunitet aktiv gjatë gjithë vitit dhe duke zgjatur ndjeshëm sezonin turistik në Rivierën Shqiptare. Paralelisht, ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të vlerës sëpronës, nga momenti i nisjes së ndërtimit e deri më sot, duke u pozicionuar si një nga investimet më të qëndrueshme në tregunreal estate në Shqipëri dhe duke u zgjeruar vazhdimisht në fazatë mëtejshme.

Në këtë kontekst rritjeje të qëndrueshme, faza e dytë përfaqëson një hap të natyrshëm të zhvillimit të projektit. E nisur në vitin 2022, faza e dytë e Green Coast ka avancuar me ritme të qëndrueshme. Që prej vitit 2024, janë tashmë funksionale dy nga pikat më të rëndësishme të kësaj faze, Lifestyle Center La Vista dhe qendra tregtare Galeria By TEG, ku operojnë marka vendase dhe ndërkombëtare. Këto hapësira kanë shtuar ndjeshëm dinamizmin e jetës së përditshme në Green Coast, pothuajse gjatë gjithë vitit, jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët.
Faza e dytë do të vijojë të sjellë hapësira të reja argëtimi dhe ndërveprimi, duke forcuar më tej identitetin e Green Coast si njëdestinacion ultra-modern mesdhetar, siç është Sheshi Qendror, me bare, restorante e shërbime të ndryshme dhe Mediterranean Retreat, një hapësirë e dedikuar relaksit dhe mirëqenies.

Këto qëndra, si në fazën e parë, ashtu edhe në fazën e dytë tëGreen Coast, janë konceptuar për të nxitur bashkëveprimin mes banorëve dhe vizitorëve, duke i dhënë jetë një komuniteti qërritet vit pas viti dhe duke i shtuar më shumë vlerë projektit. I konceptuar si një destinacion i integruar që ofron jo vetëm rezidenca bashkëkohore dhe hotele me pesë yje, por edheshërbime gjatë gjithë vitit, qendrën e vetme tregtare dhe lifestyle center në Rivierën Shqiptare, Green Coast pozicionohet si njënga zhvillimet më të qëndrueshme dhe me potencial më të lartënë tregun shqiptar të real estate.

Lexo edhe
SOCIALE
Fermerët e Cërrikut hedhin në kanal kungullin: Nuk ka treg as fitim për ne

Ndarja nga jeta e mësuesit hero, shoku i tij rrëfen sakrificën

Arsimi i të rriturve në Shqipëri: Vetëm 1.6% pjesëmarrje në trajnime, larg objektivit të BE-së

Arsimi i të rriturve në Shqipëri: Vetëm 1.6% pjesëmarrje, larg objektivit prej 47% të BE-së

Paradoksi/ Çmimet e karburantit në Shqipëri rriten, në Gjermani vazhdojnë të bien




