Fjalimi në OKB/ Këlliçi: Rama akuzoi shqiptarët për antisemitizëm - do mbahet mend se ktheu Shqipërinë në narkoshtet
Miqtë e mi, Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama ...
Miqtë e mi, Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama ...
Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli jo vetëm entuziazëm dhe gëzim te tifozët, por u përcollën edhe mesaz...
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj ...
Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me institucionet e Dre...
Sokol Bibaj, i njohur me nofkat “Gus”, “Gusti” dhe “Pitbull”, është një prej personave të shpallur n&eum...
Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi nga verifikimet e policisë...
Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje...
Rajmonda Kotorri, e cila u largua në Itali kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet për vite me radhë me famljen e saj, dyshohe...
91 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës brenda një furgoni. 88 pako ishi...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, i cili u arrestua një ditë m&eum...
Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obeziteti që po përhapet me shpejtësi në popullatë, cilëson një studim i ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë “Politikat Fiskale Për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”.
Sipas të dhënave më të fundit të vitit 2025 nga ISHP vendi ynë po lundron drejt një epidemie, ku mbi 30% e burrave dhe 28% e grave shqiptare janë obezë. Kjo situatë nuk kursen as gjeneratën e re, pasi shifrat tregojnë se obeziteti tek fëmijët prek 14% të tyre. Këto të dhëna tregojnë për një barrë e rëndë shëndetësore dhe ekonomike, duke qenë se kequshqyerja dhe konsumi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe lidhen drejtpërdrejt me shpërthimin e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mbeten shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend.
Për të adresuar këtë krizë, ekspertët e shëndetësisë propozuan përdorimin e politikave fiskale për shëndetin, të cilat përfshijnë taksat mbi pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, të cilat funksionojnë duke rritur koston e produkteve të dëmshme dhe duke krijuar një barrierë financiare që dekurajon konsumin e tepërt.
Nga ana tjetër, ky sistem parashikon subvencionimin e ushqimeve cilësore, si frutat, perimet dhe drithërat integrale, duke i bërë ato më të përballueshme për xhepat e konsumatorëve. Logjika e kësaj strategjie mbështetet në faktin se çmimi është faktori kryesor që dikton sjelljen e blerësit, veçanërisht te grupet me të ardhura të ulëta, të cilat janë edhe më të rrezikuara nga kequshqyerja.
Në nivel ndërkombëtar, kjo qasje ka dhënë rezultate konkrete dhe Shqipëria mund të mësojë shumë nga këto përvoja. Një shembull i mirë është Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2018 aplikoi taksën mbi industrinë e pijeve freskuese (SDIL). Ky ligj i detyroi prodhuesit të ulnin sasinë e sheqerit në recetat e tyre për të shmangur taksën e lartë, duke çuar në një riformulim masiv të produkteve në treg.
Franca gjithashtu ka forcuar politikat e saj që nga viti 2012, duke aplikuar një taksë progresive sipas sasisë së sheqerit, ndërsa Sllovenia sapo ka ndërmarrë një hap radikal në vitin 2025, duke rritur TVSH-në për pijet me sheqer nga 9.5% në 22%. Këto vende nuk i shohin këto taksa thjesht si mbledhje parash, por si një investim, pasi të ardhurat e gjeneruara riinvestohen drejtpërdrejt në programet e edukimit shëndetësor nëpër shkolla dhe në aktivitete fizike për të rinjtë.
Në Amerikën Latine, Kolumbia ka aplikuar një model inovativ duke taksuar ushqimet shumë të përpunuara që përmbajnë nivele të larta kripe dhe yndyrash, me një rritje graduale deri në 20% deri në vitin 2025.
Hungaria, nga ana tjetër, ka një përvojë të gjatë me taksën e akcizës mbi ushqimet e pashëndetshme, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e zakoneve ushqimore të popullatës.
Megjithatë ekspertët pohojnë se për Shqipërinë, zbatimi i këtyre masave mbart sfida të veçanta, siç është nevoja për të përballuar rezistencën e industrisë ushqimore dhe lobimeve të tyre të fuqishme.
Analiza e kostove në Shqipëri tregon se vetëm në vitin 2016, mbi 111,000 raste të diabetit i atribuoheshin mbipeshës, me një kosto ekonomike që kalonte 84 milionë dollarë. Kjo shifër sot është pa dyshim më e lartë, duke e bërë urgjente nevojën për një qasje të integruar.
Taksat shëndetësore duhen vlerësuar si një mbrojtje për sistemin shëndetësor që po rënkon nën barrën e sëmundjeve kronike. Duke ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka mundësinë të kthejë politikat fiskale në një mburojë për shëndetin publik, duke siguruar që mjedisi ushqimor të mos favorizojë më produktet e lira e të dëmshme./ Monitor
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur mbi shqetësimet e ngritura pas rasteve të fundit me hantavirus, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojn&eum...
Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak t...
Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët vetëm një ditë pa...
Prej katër muajsh, shtatë familje në fshatin Spathar të Librazhdit po jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi rrëshqitja...
Ekziston dyshimi tek shumë njerëz se autizmi ka ardhur si pasojë e vaksinave të fruthit. Mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti, në &ld...
Për të gjithë personat e lindur pas vitit 2009 do të ndalohet shitja e duhanit sipas një ligji të propozuar nga mbretëria e b...
Fshati Gegaj në Tropojë, një nga zonat më të goditura gjatë luftës së Kosovës, vijon të përballet me mung...
Të paorientuar dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga institucionet shtetërore, fermerët që kultivojnë ullirin dhe prodhojnë v...
Turizmi në Shqipëri po rritet, por jo më me lehtësinë e disa viteve më parë. Historia e “destinacionit të ri t&eum...
Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...